Hashim Thaci takon Ali Ahmetin

Shkup, 6 shkurt, 08:26, NOA - Kryeministri Hashim Thaçi, i shoqëruar nga një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka qëndruar dje në Shkup, ku është pritur në një takim nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë.
Në takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe në rajon, si dhe për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
NOA