E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg biznesmenin që u kap me 15 kg heroinë



TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin e ndërtimeve Lutfi Shabani, i njohur ndryshe me emrin Ben Çami, i cili u kap tri ditë më parë në rrugën nacionale Durrës - Kavajë me 15 kilogramë heroinë, të fshehura në mjetin me të cilin ai udhëtonte. Sipas burimeve, Shabani ka qenë edhe më parë i dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e prodhimit dhe shitjes së substancave kimike, vepër penale e parashikuar nga neni 285 i Kodit Penal. Ai u lirua në mes të muajit tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që Gjykata e Tiranës i uli nga dënimi 40 ditë burg, për shkak të sjelljes së tij të mirë në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Presidenti topi dekreton shkarkimin e prokurores së Sarandës, Rita Gjati

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi sot shkarkimin e prokurores Rita Gjati, me detyrë prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Dekreti i Presidentit vjen pas kërkesës së paraqitur nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, pas shkeljeve të konstatuara në Prokurorinë e Sarandës.
Burime nga organi i Akuzës kanë bërë të ditur se “në dosjet e shqyrtuara janë evidentuar shkelje të ligjit procedural e atij material në disa procedime penale, të ndjekura nga prokurorja Rita Gjati”.

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›