E Shtunë, 31 Tetor 2026

RENEA shpëton banorët e dy pallateve nga gjuhët e flakëve



Luan Kondi

TIRANE – Për zjarrin që përfshiu dy pallate pranë Kishës Ortodokse dje rreth orës 09:30 në “Rrugën e Kavajës” u shoqëruan 12 persona ndër të cilët inxhinieri teknik, administratori i pallatit dhe 10 punonjës të firmës së kondicionerëve, “Termo Impianti”. Pas hetimeve rezultoi se shkak i zjarrit ishte një kondicioner teksa për montimin e të cilit ishin duke punuar punonjësit e firmës së aspirimit qendror. Ekspertët konfirmuan se pakujdesia gjatë punës ka shkaktuar shkëndija zjarri, që më pas kanë ndezur depozitat e naftës që ndodheshin në bodrumin e pallatit. Specialistët e Seksionit Kundër Shkatërrimit të Pronës, dërguan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për Dashamir Lilën, 39 - vjeç, dhe Myftar Sulajn, 58 - vjeç, të cilët do të hetohen në liri për konsumim të veprës penale “Shkatërrimit të pronës me zjarr nga pakujdesia”.
Ngjarja
Pas rënies së zjarrit menjëherë në vendngjarje, mbërritën forcat policore, shërbimet zjarrfikëse dhe të emergjencave, forca të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, ku mundësuan menjëherë kufizimin e vendit të ngjarjes dhe marrjen e masave të sigurisë, të gjithë zonës përreth. Në sajë të ndërhyrjes së menjëhershme të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe shërbimet e Policisë së Tiranës, u realizua evakuimi i të gjithë banorëve në pallat për nxjerrjen nga banesat e tyre, duke ndërhyrë dhe shfrytëzuar nxjerrjen e tyre nga (tarracat dhe ballkonet). Nga rënia e zjarrit u dëmtua lehtë nga asfiksia një shtetase, të cilës ju dha ndihma e menjëhershme mjekësore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Evakuimi
Në pak kohë u bë e mundur lokalizimi i zjarrit nga shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës, ku zjarri u arrit të shuhet plotësisht. Në ndihmë të banoreve të pallateve shkuan forca të shumta të policisë dhe të repartit RENEA, autoambulanca dhe zjarrfikës të kryeqytetit, të cilët realizuan evakuimin e banorëve të pallateve dhe shuarjen e zjarrit brenda dy orëve. Mësohet se evakuimi i tyre u krye me anë të shkallëve provizore dhe nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Situata u vu shpejt nën kontroll të plotë. Zjarrfikësit arritën të lokalizojnë flakët dhe ti shuajnë ato, ndërsa policia po heton për shkaqet e shpërthimi të gjeneratorit që përhapi panik te banorët dhe se për pak desh shkaktoi një tragjedi.

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›