E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet në rrethana misterioze shqiptari, policia greke dyshon për larje hesapesh



ATHINE - Një 42 vjeçar shqiptar është vrare me armë zjarri orët e para të mëngjesit të djeshëm në kryeqytetin grek, Athinë. Agron Beqiri është emri i viktimës i ekzekutuar me pistoletë në kokë në lagjen “Kalithea”. Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur par larje hesapesh, ndërkohë që duke ndërtuar pistën e ngjarjes mendohet se viktimës persona deri tani të panjohur i kanë zënë pritë dhe e kanë ekzekutuar me armë në kokë. Mësohet gjithashtu, se pas kësaj autori është larguar qetësisht në këmbë nga vendi i ngjarjes kurse policia është vënë në kërkim për kapjen e tij dhe vënien para drejtësisë.

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›