Sot në Shkup nis raundi i dytë i zgjedhjeve
27/03/2005 KQZ shpall heshtjen elektorale
Opozita maqedonase e përbërë nga PDSH dhe PPD ka deklaruar dje se se do të bojkotojë raundin e dytë të zgjedhjeve, nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk anulon rezultatet zgjedhore në gjithë komunat me shumicë shqiptare. Pas protestave në qytetin e Shkupit nga opozita maqedonase, ka filluar heshtja zgjedhore në prag të përsëritjes së votimeve raundit të dytë zgjedhor në 12 qendra votimi në komunat e Shkupit si dhe në komunën e Tetovës. Marshi opozitar rrugëve të Shkupit, me moton "Evropa - tani, stop falsifikimit" kulm të saj pati dorëzimin e një deklarate të opozitës Kryetarit të Parlamentit, Jordanovski dhe Kryeministrit të Maqedonisë, Buçkovski. Votime do të ketë dhe në 57 komuna të tjera të Maqedonisë. Protestat e opozitës së bashkuar me në krye VMRO-në e Gruevskit dhe Georgievskit u organizuan në shenjë mbështetjeje të kandidatit të pavarur, Trifun Kostovski. Këtij të fundit për ta fituar vendin e Prefektit të Shkupit, i nevojiten 5.700 vota. Të dielën, më 27 mars në qytetin e Shkupit do të përsëriten votimet në 7 qendra votimi në komunat e banuara kryesisht me shqiptarë dhe romë. Shuto- Orizarë, Gazi Babë dhe Çair, që kapin një numër prej 6 mijë votuesish do t'i rikthehen dhe një herë qendrave të votimit. Përsëritje të votimeve do të ketë edhe në komunat Çair, Shuto- Orizarë, Tetovë, Kërçovë, Zelenikovë, Konçë, Studeniçan dhe Bërvenicë, ku do zgjidhen kryetarët e komunave, të cilët nuk kanë arritur numrin e nevojshëm të votave në raundin e parë. Gjithsesi votimet nuk do të ndikojnë për zgjedhje ose jo të tyre, pasi për këtë qëllim do të votohet dhe një herë mbas dy javësh. Rivotim për këshilltarë do të ketë në Gostivar, Mavrovë - Rostushë dhe në Butel.