"Nano. Kujdes nuk do të mundësh t'ia mbathësh kurkund"

27/03/2005 Berisha paralajmëron kryetarin e Partisë Socialiste në rast humbjeje të së majtës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar dje nga Kavaja se humbja e së majtës është e sigurtë, ndërsa Kryeministri aktual nuk do të ketë mundësi të largohet nga vendi në rast humbjeje. Lideri demokrat ka shfrytëzuar 15-vjetorin e demonstratës së parë në qytetin e Kavajës për të takuar elektoratin në zonën e tij. Ky është takimi i parë i Berishës pas përfundimit të fazës së parë të fushatës elektorale. "Unë dua t'i them Nanos se dy ditë më parë një Nanojev si ti ja mbathi në Kazakistan. Kujdes, nuk do të mundësh t'ia mbathësh kurkund. Disfata është e sigurtë. Panik i madh të ka kapur. Ike nga Tepelena, por edhe në Sarandë je i humbur", tha Berisha. Kreu i PD-së tha se opozita vjen në këtë mars e bindur në fitoren e saj dhe me një platformë të qartë qeverisëse. "Ne vijmë këtë mars më të sigurtë, më të qartë, më të vendosur për t'i dhënë Shqipërisë shpresën dhe shansin që meriton. Unë iu garantoj ju që ndryshimi i madh që shqiptarët presin, ne do ta shndërrojmë në mirësi për çdo shqiptar. Beteja jonë është betejë kundër atyre që po grabisin çdo ditë xhepat tuaj. Është betejë për punësimin e djemve dhe të vajzave të Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë, është betejë për shkollimin e fëmijëve tuaj dhe të gjithë shqiptarëve. Kjo është betejë për dinjitetin e vërtetë. Nuk ka përse të nëpërkëmbeni më. Duhet t'i japim fund këtij regjimi, i cili çdo ditë firmos historinë e turpit të Shqipërisë", tha Berisha.