Gjykata lë në burg pa afat të dyshuarin për terrorizëm
Gjykata e Tiranës ka vendosur dje masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Artan Kristos, apo i njohur ndryshe me emrin e tij, hoxhë Muhamet Abdullai. 31-vjeçari ka dalë dje para togave të zeza për njohjen e masës së sigurisë nga gjykata, e cila është miratuar tri ditë më parë. Duke vlerësuar provat e prokurorisë, gjykata vendosi ta lërë Kriston në masën "burg pa afat", megjithëse nga ana e avokatit të tij është kërkuar një masë më e lehtë. Krahas këtij vendimi, Gjykata e Tiranës ka vlerësuar edhe kompetencën lëndore të kryerjes së veprës penale.
Nga provat e prokurorisë rezulton se aktiviteti i dyshuar si kriminal i Kristos, kishte ndodhur në qytetin e Durrësit, i cili ka si kompetencë lëndore për vlerësimet e masave të sigurisë gjykatën e atij rrethi. Gjithashtu gjykata ka shqyrtuar edhe disa prova të tjera si postimet në faqen e internetit të materialeve të dyshuara si nxitëse të terrorizmit. Nga këqyrja e kompjuterëve rezulton se ata ishin instaluar në qytetin e Durrësit dhe për këtë arsye e urdhërojnë Prokurorinë e Tiranës, e cila ka filluar procedimin penal, të transferojë çështjen në Prokurorinë e Durrësit. Tashmë të gjitha veprimet procedurale do të vazhdohen nga prokuroria e qytetit bregdetar. Ndërkohë, burime nga gjykata thanë se gjykata pohoi që njohja e masës ishte për të njëjtën akuzë që prokuroria i adreson atij: thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.
Prokuroria e Tiranës pretendon se i akuzuari i saj ka publikuar në një faqe interneti thirrje për terrorizëm dhe këto materiale i ka depozituar si provat e saj në dosje. Hetuesit e prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me Antiterrorin, kanë arritur të sekuestrojnë në vendstrehimet e Kristos disa kompjuterë, që kishin lidhje serveri me disa vende islamike. Ndërsa kanë filluar të verifikohen edhe 600 CD që janë kapur në banesën e 31-vjeçarit në Shkozet të Durrësit.
S.Ç.