E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimet pa leje, kompensohen 456 pronarë

Vjen radha e kompensimit monetar për 456 pronarë, në tokat e të cilëve janë ndërtuar ndërtime pa leje. Vlera e përgjithshme e shpërblimit që do të përfitojnë pronarët sipas listës emërore të miratuar, kap shifrën 1.740.578.115 lekë. Qeveria vendosi dje shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale, në qarqet e Tiranës, të Elbasanit, të Korçës dhe të Fierit, si dhe përcaktimin e sipërfaqeve takuese të këtyre pasurive. Sipërfaqja e tokës që do të kompensohet është rreth 103.173 metra katrorë. Fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga objektet pa leje do të merret nga buxheti i AKKP-së, që qeveria ia kalon për të kryer procesin e kthimit dhe kompensimit të tokës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›