Prfti: Italia, plane të mëdha energjetike
Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës priti dje në një takim dypalësh Adolf Urslo, Zv. Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Italisë. Ministri Prifti i konsideroi lidhjet ekonomike ndërmjet dy vendeve si lidhje historike dhe të konsoliduara, duke vënë në dukje interesin e madh të treguar mbi sektorët e energjisë, në industrinë e çimentos nga bizneset italiane, si dhe një sërë projektesh të licencuara nga ERE.
"Nevojitet një investim i ri në linjat e interkonjeksionit, për të ofruar një klimë biznesi të përshtatshëm dhe plot lehtësira si në "start-up" edhe gjatë menaxhimit të këtij lloj biznesi duke vendosur theksin në impaktin mjedisor", theksoi Prifti. Nga të dy palët u vlerësua nevoja e fillimit të menjëhershëm të kompozimit të Komitetit të përbashkët midis dy vendeve për zhvillimin në fushën energjetike në mënyrë që të harmonizohen projektet në kohë sa më të shkurtër.