Këshilli i ministrave miraton masterat
Këshilli i ministrave miratoi dje hapjen në Fakultetin e Infermierisë, të Universitetit të Tiranës, të programit të studimit "Master i nivelit të parë" , në "Fizioterapi", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë "Master i nivelit të parë. Programi i studimit realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është një vit akademik. Ky program studimi ta fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010. Kuota e pranimeve në këtë program, për vitin akademik 2009-2010, të jetë 30. Tarifa vjetore e shkollimit, për studentët, që do të regjistrohen në këtë program studimi, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jetë 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë.