Gjykata lë në qeli 46-vjeçarin që goditi bashkëshorten
Tiranë - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi dje të lërë në qeli 46-vjeçarin Ilir Mezini, nga Tirana, i cili para tri ditësh goditi me grushte bashkëshorten si dhe kundërshtoi forcat e policisë gjatë shoqërimit të tij. Kështu, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 46-vjeçarit Mezini, pasi akuzohet për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij dhe kundërshtim të forcave të rendit. Hetimet ndaj këtij shtetasi nisën pas kallëzimit të bërë në polici nga bashkëshortja e tij. Sipas vendimit të kësaj Gjykate, shtetasi Ilir Mezini do të qëndrojë i izoluar në paraburgimin e Tiranës deri në përfundim të hetimeve të hapura ndaj tij nga prokuroria e rrethit.
18 Shkurt 2008