E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata lë në qeli, plagosi truprojën e diskos “Fazani”

Tiranë - Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi dje masën e sigurisë “arrest me burg” për të pandehurin Emiljan Kipti, akuzuar për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim. Arrestimi i tij u krye dy ditë më parë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me Dritan Ukën, (i shpallur në kërkim nga policia), kanë tentuar të vrasin me armë të ftohtë (thikë), për motive të dobëta Leonard Misin, truprojë pranë bingos “Fazani” në Tiranë. Emiljan Kipti, 18 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, ishte dënuar më parë për “vjedhje”. Veprën penale mendohet ta ketë kryer në bashkëpunim me shtetasin Dritan Uka, 19 vjeç, i dënuar një herë për vjedhje.

25 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›