Ishin në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndalohen nga policia
TIRANË - Dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për “vjedhje” dhe “shpërndarje të lëndëve narkotike”, janë ndaluar gjatë 24 orëve të fundit nga forcat e Policisë. Policia e Tiranës bëri të ditur të shtunën emrat e dy të ndaluarve, ata janë Artur Mici, 30 vjeç, akuzuar për “vjedhje në bashkëpunim” dhe Aldo Muça, 21 vjeç, për “shpërndarje të lëndëve narkotike”. Mici është dënuar me 12 muaj burg nga Gjykata e Apelit Tiranë, më 15 janar 2008, ndërsa ndaj Muçës, Gjykata e Tiranës, me vendim të datës 20 shkurt 2008, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “detyrim paraqitje” në atë të “arrestit me burg”, për veprën penale të “shpërndarjes së lëndëve narkotike”.
25 Shkurt 2008