Gjykata, letërporosi në Itali për pilotin
TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi dje të dërgonte letërporosi në Itali për të njoftuar pilotin Antonio Lubrano, ndaj të cilit ka nisur çështja penale për shkelje të rregullave të fluturimit. Sipas organit të akuzës së kryeqytetit ngjarja për të cilën i riu italian është marrë në përgjegjësi penale ka ndodhur në verë të vitit të kaluar kur ai ka ulur pa asnjë paralajmërim një avion dy vendesh, çarter, për shkak të një avarie që ka pasur në ajër. Lubrano udhëtonte drejt Greqisë me një biznesmen italian, dhe sapo kanë vërejtur avarinë janë ulur në Rinas, në të njëjtin moment që një avion i një kompanie tjetër po ngrihej. Devijimi që ka bërë piloti i avionit të mbushur me udhëtarë ka shmangur ndoshta një tragjedi, ndërsa pas ngjarjes është marrë nën përgjegjësi penale italiani, i cili u hetua në gjendje të lirë.