E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia e Sheme Kosovës, gjykata cakton ekspertë

 

TIRANE - Gjykata e Tiranës ka caktuar ekspertë kontabël për të llogaritur vlerën e detyrimit ekonomik që ka Ministria e Mbrojtjes, ndaj Sheme Kosovës, ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Në padinë që ka depozituar në gjykatë, kundër dikasterit të mbrojtjes, Gjeneral Kosova kërkon detyrimin e ministrisë për t'i paguar të drejtat ekonomike e financiare si: pagat mujore, lejet e zakonshme, kompensimin në vlerë monetare të normës së ushqimit dhe të normës së veshmbathjes, për periudhën e 9 qershor 1998 deri më 11 maj 2007. Po kështu Kosova kërkon pagimin e pagës së papunësisë së bashkëshortes për të njëjtën periudhë kohore, si dhe trajtimin me pagesë kalimtare dhe pagimin e kamatëvonesave të shumës së pagave nga 11 maji 2007 deri në datën e depozitimit të padisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›