Gjykata letërporosi për të vërtetuar provat e mbrojtjes
18/05/2005 TIRANË – Gjykata për Krime të Rënda nuk ka besuar shumë në provën e paraqitur nga avokati Agim Tirana,e cila deklaron të pafajshëm të pandehurin Laurant Cakollari. Bëhet fjalë për një dokument të siguruar nga avkati në Itali nëpërmjet të cilit vërtetohet se ë kohën e kryerjes së krimit i pandehuri ka qenë në Itali. Për këtë arsye gjyqtarja Etleva Deda, ka nisur një letërporosi autoriteteve Italiane. Sipas gjykatës gjithçka duhet të vërtetohet në rrugë zyrtare me qëllim që të bëhet e besueshme. Avokati Agim Tirana ka bindur Gjykatën e Apelit për krime të rënda se shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurit Laurant Cakollari nuk është bërë në respektim të normave ligjore. Pasi është shqyrtuar ankimi i Tiranës, apeli ka vendosur të rikthej edhe një herë çështjen e të pandehurit Laurant Cakollari, për rigjykim. I pandehuri është gjykuar në munges me përfaqësi të avokatit mbrojtës. U dënua nga shkalla e parë për krime të rënda me 24 vite heqje lirie, megjithse prokurori Altin Dumani kërkoi dnëimin me 25 vite burg. Akuza me të cilën u dënua është ajo e vrasjes se shtetasit Adriatik Bano në vitin 1998. Agim Tirana u shpreh se në kohën kur pretendohet se është kryer vrasja e Adriatik Banos në afërsi të pallatit të Sportit "Partizani", klienti i tij ka qenë në Itali. Avokati ka siguruar një dokument nga policia Italiane që tregon se Laurant Cakollari ka qenë në Itali. Por për fat të keq ky dokument sipas avokatit nuk u dorëzua në shkallën e parë të krimeve të rënda pasi erdhi me vonesë