E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vjen në Tiranë autori i masakrës së Sanatoriumit

18/05/2005  TIRANË- Komisariati numër 1 në kryeqytet do të mbajë në qeli Kasandër Gjokën, të ekstraduarin në mesnatën e djeshme nga Belgjika. Noga, 28 vjeç nga Patosi, është akuzuar për vrasje në disa shtete të Evropës, si në Belgjikë, Spanjë, Francë dhe Greqi, madje të tilla krime llogariten deri në disa dhe për masakrën e Sanatoriumit. Burimet policore thanë se, Noga përjashtohet nga Akademia e Rendit dhe kthehet në vendlindje, ku u përfshi në bandat e keqbërësve të zonës. Ai u identifikua si autor dhe u dënua edhe me 25 vite burg, dhe "burg përjetë" për "masakrën e Sanatoriumit", ku plumbat e pistoletës së tij më 19 gusht 2000 u morën jetën dy personave dhe plagosën tre të tjerë. I riu vrau Aqif Hasanbelliun dhe Dritan Hajdinit dhe plagosi tre të tjerë në katin e dytë të Sanatoriumit në Tiranë dhe arriti të kapërcejë kufijtë shtetërorë, ku shkoi në Greqi, Spanjë, Francë, duke u vendosur përfundimisht në Anversë të Belgjikës, një zonë e mbipopulluar nga emigrantë klandestinë shqiptarë. Kasandër Noga akuzohet për vrasjen e një shqiptari në Greqi, një algjeriani në Francë etj. Më 31 janar 2002, teksa lëviznin me një makinë në një qytet të Spanjës, Kasandër Noga dhe Petrit Yzeiri janë qëlluar nga Erjon Hasanbelliu. Yzeiri ka humbur jetën, ndërsa Noga ka shpëtuar i plagosur. Në vendin e quajtur Saint Jean, në një kafene, u qëlluan dy shtetas çekë, Viktor Smrha, që u vra dhe u plagos Michael Kosuta, të dy më banim në Pragë. Por kur u krahasuan fotot, rezultoi se i ekzekutuari ishte Julian Çela nga Fieri, ndërsa i plagosuri Kasandër Noga. Sipas belgëve, autorët ishin Erion dhe Gentian Hasanbelliu. Noga, pas përmirësimit të shëndetit u arrestua për përdorim të dokumenteve false çeke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›