Gjykata liron "bandën e kokainës"
05/01/2005 TIRANË – Lidokaina iu ridhuron lirinë "bandës së kokainës" së Shkodrës. Lirohen nga burgu, tre të arrestuarit në qytetin verior për trafik lëndësh narkotike, mes të cilëve dhe një shtetas malazes me origjinë shqiptare.
Lirimi
Kastriot Pepaj, 32 vjeç, nga Bajza, Altin Keka, 35 vjeç, po nga Bajza dhe Leon Dreshaj me origjinë shqiptare, por lindur dhe banues në Mal të Zi janë liruar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ata kanë dalë nga burgu me 30 dhjetor, pak më shumë se 1 muaj pas arrestimit të tyre në flagrancë. Pepaj, Keka dhe Drezhaj të cilësuar si trafikantë ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë shpallur të pafajshëm dhe janë lënë të lirë nga gjykata, pasi "malli" që i është gjetur në makinë nuk ka qenë lëndë narkotike, që trafikohej në mënyrë të paligjshme. Sipas burimeve zyrtare pranë prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda, lirimi është bërë pasi nga ekspertizat e kryera ka rezultuar se më shumë se 1 kilogram pluhur e gjetur në makinën në të cilën po udhëtonin tre shtetasit ka qenë lidokainë. Kjo substancë, e cila është gjetur nga agjentët e antidrogës së policisë së Qarkut të Shkodrës në një qese të zakonshme në bagazhin e makinës. Sipas përgjigjes që është sjellë nga ekspertiza mjeko-ligjore lidokaina nuk hyn në familjen e lëndëve narkotike. Ajo është një lloj anesteziku lokal që përdoret nga mjekesia e sidomos nga mikrokirurgjia.
Arrestimi
Në orët e vona të së premtes të datës 26 nëntor, forcat e policisë së sektorit të antidrogës arrestuan shtetasit Kastriot Pepaj, 32 vjeç, nga Bajza, Altin Keka, 35 vjeç, po nga Bajza dhe Leon Dreshaj me origjinë shqiptare, por lindur dhe banues në Mal të Zi. Por pas më shumë se një muaji në paraburgim tre të arrestuarit rifituan lirinë duke festuar dhe ndërrimin e viteve me të afërmit e tyre.
Avokati
Pretendimi se tre të arrestuarit në Shkodër në fund të nëntorit të vitit të kaluar nuk kanë patur drogë më vete, është paraqitur nga avokati Vladimir Meçi, në seancën për revokimin e masës së arrestit para Gjykaës së Krimeve të Rënda, i cili pat kërkuar dhe lirimin e tre të arrestuarve. Por kërkesa e tij u rrëzua deri në një riekspertim të dytë që rikonfirmoi faktin se dy shkodranët dhe shtetasi malazes nuk po kryenin trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Kjo u riktheu lirinë të arrestuarve të nëntorit të vitit të shkuar.