Gjykata merr në mbrojtje gruan, rrihej sistematikisht nga burri
TIRANE – Gjykata merr në mbrojtje një grua që rrihej nga bashkëshorti në mënyrë sistematike. Vendimi u shpall dje në
Gjykatën e Tiranës, pas kërkesës së 35-vjeçares D.R., e cila pretendon se dhunohet në mënyrë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj D.A. Madje, për të vërtetuar këtë ajo ka paraqitur në gjykatë një raport të ekspertëve mjeko-ligjorë, ku ishte shënuar se ajo ka marrë goditje të shumta, të shkaktuara nga dhuna e bashkëshortit. Ndërkohë, edhe vetë e dëmtuara në gjykatë tregoi shenjat e dhunës, duke pohuar se pas denoncimit që kishte bërë në polici, inspektorët e kishin orientuar në gjykatë për të kërkuar lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Sipas burimeve nga gjykata, ajo kishte shenja të shumta në trup, ku dallohej qartë dhuna. Kërkesa e saj u paraqit në sekretarinë e gjykatës dhe pas kryerjes së procedurave në kryesekretari iu dorëzua gjyqtarit të gatshëm për ta shqyrtuar atë. Sipas ligjeve, këto çështje iu dorëzohen për t’u shqyrtuar gjykatësve të çështjeve familjare, por meqë togat e zeza kanë nisur pushimet verore dhe nëpër institucione gjyqësore nuk gjenden gjykatës në punë, atëherë kërkesat iu dorëzohen gjykatësve të gatshëm. Për këto çështje, për vetë shpejtësinë e gjykimit që kërkojnë, sipas ligjeve duhet që gjykata të shprehet me një vendim brenda 48 orësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës. fa.ma.