E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, FRESSH-i në prag të zgjedhjeve

Në vjeshtë Forumi Rinor Eurosocialist do të zhvillojë zgjedhje në të gjitha nivelet e tij. 

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në sfond të ndryshimeve të pritshme në FRESSH, të cilat do të vijnë pas përfundimit të turit veror të anëtarëve më të rinj të forumit nën siglën “Re-FRESSH Summer Tour – Për Politikat Tona Vendosim Ne”, që do të zhvillohet në qytetet kryesore të vendit. Edhe pse mandati i Megi Ajtyresës, kryetares aktuale të këtij forumi mbaron vitin e ardhshëm, kryesia e PS-së ka menduar që nën mandatimin e anëtares së Asamblesë, Ajola Xoxe, të bëjë një rizgjim të këtij forumi përmes turit veror. E zgjedhur më 1 tetor të 2006, Ajtyresa, atëherë studente e vitit të parë për shkencat politike, u zgjodh anëtare e Asamblesë Kombëtare, por dhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por pa dhënë dukshëm kontributin e saj në aktivitetin modest opozitar të PS-së. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare duket se do kërkojnë drejtues më aktivë dhe më ambiciozë në krye të këtij forumi. Turi veror, i cili nisi vrullshëm në muajin qershor, ka nisur pushimet për shkak të pushimeve verore, duke ia lënë vjeshtës vazhdimin në qytetet e tjera të mëdha të vendit. Edhe pse ky tur nisi me Megin dhe Ajola Xoxën, edhe për shkak të provimeve, Megi e la në mes atë, duke mos marrë pjesë në disa nga takimet e zhvilluara e duke lënë protagonizmin anëtarëve më të rinj të forumit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›