Projekti i liqenit, imazh apokaliptik
Lavdosh Ferruni
Ajo që pritej nga shumëkush për projektin e parkut të liqenit artificial në Tiranë ishte që ky park të rikonstruktohej, duke u bërë më natyral me më shumë pemë, shkurre, lule, ujë, gjallesa e disa elementë rekretativë dhe më pak apo aspak beton, kanale, mbeturina që po e kthejnë liqenin në pellgaçe të mjerueshme. Në vend të këtij imazhi publikut ju prezantua si projekt fitues një imazh krejt tjetër, një grumbull i stërmadh ndërtesash shumëkatëshe në hyrje të parkut. Elementi kryesor që ky projekt u shpall fitues, duket se ishte fakti që ndryshe nga projektet e tjera konkurruese, ku godinat rreshtoheshin të lartësuara gjatë gjithë gjatësisë së pjesës jugore të liqenit, ishte se ai këto ndërtesa i paraqiste të rrëzuara ose gati duke rënë, ekzaktësisht (së paku për artikullshkruesin) një imazh apokaliptik. Por thelbësorja nuk është imazhi por vetë ideja e projektit, që parkut të liqenit, të vetmit të qytetit të Tiranës të tejpopulluar, të tejngopur me gaze të helmëta e të etur për ujë, i ngjitet një qendër tjetër urbane, krahas qendrës kashariote tashmë të ngritur brenda në të dhe krahas superqendrës së Bllokut e të Tiranës së Re në hyrje të parkut, që do gjeneroj edhe më shumë gazra të tilla të helmëta, që do të pakësojë ujin në rubinetet e qytetit, dhe që në fund të fundit mund edhe të atrofizoj përfundimisht atë duzinë hektarësh gjelbërim, që i ka mbetur qytetit të Tiranës. Ngarkesa e sotme urbane e Tiranës së Re e shtuar me ngarkesën e qendrës së Re urbane me pallate të rrëzuar, e parë e lidhur ngushtë edhe me qendra të tjera që lindin përditë, si ajo e Kinostudios, për shembull, të ngjall një frikë se një apokalips urban i Tiranës mund jo vetëm që të të ndodhë, por mund të jetë jo shumë larg i parashikueshëm. Pasioni i Berishës për të marrë bastionin e Tiranës duket se po e gjen ilaçin tek lejet e ndërtimit që ai po i ofron me shumë bujari për palazinarët (Palazinari: fjalë fyese për konstruktorët e ndërtimit, përgjegjës për betonizim e pjesëve të ndryshme të Italisë) dhe që nuk bëhet fjalë për ndonjë rezistencë nga Edi Rama.
Projekti i sapo lançuar nga Rama i ka të gjitha shanset të anulohet. I bërë publik më 31 korrik, siç ndodh shpesh me projekte të pista që aprovohen ose në gusht, ose për Krishtlindje, ose në 2 janar, siç edhe ka ndodhur në shumë raste vitet e fundit në Shqipëri, nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes së publikut, tashmë mjaft më të ndërgjegjësuar për rolin e tij në vendimmarrjet shtetërore.
Edhe fakti që projekti është miratuar me unanimitet të plotë nga komisioni ndërkombëtar është lehtësisht i kundërshtueshëm. Së pari, është e habitshme që zgjedhjet i bën një juri ndërkombëtare për një çështje aspak ndërkombëtare. Së dyti, juria në fund të fundit prandaj paguhet, që të zgjedhë njërin nga projektet, pra ajo do zgjedhë më të mirin nga të mirët, apo dhe më të mirin nga të këqijtë. Në rastin e konkursit në fjalë, cilado zgjedhje do të ishte e keqe, pasi as Tiranës as Shqipërisë nuk i duhet një qendër e re urbane brenda Tiranës super të urbanizuar.
Thëniet e Ramës: “Moment strategjik për zhvillimin e kryeqytetit”; “pikë strategjike për pamjen e kryeqytetit të shekullit të XXI-të” “Tiranë polifunksionale”; “për një dimension të ri të zhvillimit urban”; “projekte jashtëzakonisht ambicioze për Tiranën e së nesërmes”; “një zhvillim të mirëfilltë urban”; “ideja fituese, ideja më intriguese, ideja më largpamëse për të pasur nesër një zhvillim të integruar dhe një ekuilibër mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës”: harmonizimin sa më të mirë të interesit publik me atë privat”; skemë të re të bashkëjetesës me natyrën dhe njëkohësisht të bashkëjetesës mes atyre që do ta banojnë atë zonë, me ata që do të shkojnë në atë zonë” tingëllojnë si “Palazinari eja mblidhuni këtu, këtu”.