E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikumi çel sezonin turistik "Verë 2009"

 

VLORE - Orikumi zgjodhi dje plazhin e Radhimës për të çelur sezonin turistik. Të pranishëm në këtë ditë ishin drejtuesit e pushtetit vendorë në Orikum dhe Vlorë si dhe kandidatët e Partisë Demnokratike të qarkut. Aktiviteti festiv në ditën e hapjes së sezonit turistik përfshinte dhe një panair gastronomik nga prodhues vendas dhe një koncert festiv. Kryebashkiaku i Orikumit, Kanan Braho, teksa ka uruar për një sezon të mbarë është ndalur tek investimet, duke e parë këtë si një nga zërat më të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. Ai theksoi se gjatë këtyre dy vjetëve në Orikum janë investuar rreth 500 milionë lekë, ndërsa të tjera investimeve madhore priten në këtë zonë. Kryetari i PD-së së Vlorës, Ardian Kollozi u shpreh se plani më i madh për zhvillimin e turizmit në Orikum e të gjithë krahinës është plani i studimit, që pas pak ditësh do të ketë dhe firmën e kryeministrit të vendit.                                                                   q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›