Gjykata rikthen në qeli zyrtarët e arrestuar për arratisjen
“Arrest në burg” për drejtorin, 3 shefat dhe 4 gardianët e Burgut të Burrelit. Gjithçka ndodhi pas tentativës për arratisje të dy të burgosurve nga ky burg
Laureta Rryçi
Mat – Nuk ka pasur asnjë dyshim nga organi i Akuzës për masën e sigurisë së personave të ndaluar si përgjegjës për arratisjen 30-minutëshe nga burgu të dy të dënuarve. Gjykata e rrethit të Matit dha dje masën e sigurisë “arrest në burg” të arrestuarit pas arratisjes së dy të dënuarve me burgim të përjetshëm në Burgun e Burrelit. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza “shpërdorim detyre”. Ndërkohë, për dy prej tyre, Thanas Runeci, shef i policisë së burgut dhe Rasim Hoxha shefi i instruktazhit, pritet që vendimi të jepet në seancën që do të mbahet në ditët në vijim.
Seanca
Pasi janë dëgjuar të gjitha palët, gjykata vendosi të rikthejë në qeli për ditën në vazhdim, Eduard Brahilikën, drejtor i Burgut të sigurisë së lartë, Luan Hysën, shef i regjimit, Kadri Domin, shef i shërbimit të jashtëm, Kujtim Laçin, me detyrë përgjegjës informacioni në Burgun e Burrelit si dhe 4 gardianët, Ervin Heta, Ardian Ruka, Fiqiri Ceni, Fatmir Domi. Katër gardianët kanë kërkuar nëpërmjet avokatit të tyre që të lirohen, pasi janë të pafajshëm dhe nuk kanë lidhje me tentativën për arratisje të dy të burgosurve. Masa e Sigurisë “burg pa afat” u është dhënë të arrestuarve që ishin pjesë e personelit të Burgut të sigurisë së lartë në Burrel, midis tyre edhe drejtori i institucionit, Eduart Brahilika. Gjithçka ndodhi pas tentativës për arratisje të dy të burgosurve nga ky burg dhe zbulimit të planit për një arratisje masive deri në 75 të dënuar, shumica me burgim të përjetshëm. Trupi gjykues, i kryesuar gjatë paradites nga gjyqtari Artan Çupi dhe gjatë pasdites nga Rexhep Karaj, ka marrë parasysh kërkesën e organit të Akuzës, i përfaqësuar nga prokurori i çështjes, Sabri Kastrati, i cili kërkoi masën e arrestit burg pa afat për drejtuesit e burgut, me akuzën për shpërdorim detyre. Ndërsa gjatë dhënies së dëshmisë së njërit prej të burgosurve që tentoi arratisjen, Fran Marashi, u kërkua që çështja e tij të rishqyrtohej dhe këtë herë nga një gjykatës me emër.
Arratisja
Ngjarja nisi tri ditë më parë, kur Fran Marashi, i dënuar me burg të përjetshëm dhe Pashk Lleshi u arratisën nga Burgu i sigurisë së lartë në Burrel dhe u ndaluan pak minuta më pas nga forcat e policisë. Ngjarja ngriti në këmbë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, e cila mori në analizë situatën dhe dërgoi për penalizim të dyshuarit si përgjegjës për të. Po ashtu, ngjarja zbuloi edhe planin për një arratisje masive, gjë që bëri që prokuroria të kërkonte arrestimin e drejtuesve dhe gardianëve të burgut, pasi kanë shpërdorur detyrën dhe nuk kanë vepruar në kohë.
10 Prill 2008