Gjykata rrëzon provën e prokurorisë për gjyqtarin
çështja
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar provën e prokurorisë për gjyqtarin e Elbasanit, Qani Hasa. Tashmë, organi i prokurorisë nuk duhet të përdorë në hetime CD-në, e cila kishte në brendësi një bisedë mes gjyqtarit dhe personit që jepte ryshfet. Dosja është në prag të pushimit pas këtij vendimi. Gjyqtari në fjalë iu drejtua Gjykatës së Tiranës me një padi, në lidhje me kompetencat e gjykatës në hetimet paraprake. Pas padisë, gjyqtari Altin Avdiu vendosi që të rrëzojë pikën e parë të objektit të kërkesës në lidhje me deklarimin si të papërdorshëm të kallëzimit të paraqitur në datën 24 shkurt 2009 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ndërkohë, ka vendosur pushimin e gjykimit në lidhje me pikën e dytë të objektit të kërkesës së paraqitur në gjykim dhe deklarimin të papërdorshëm të minidiskut me incizim zëri i dorëzuar në datën 24 shkurt 2009 në Prokurorinë e Elbasanit.
#