Policia dhe prokuroria nisin hetimet për zhdukjen e eshtrave
Autoritetet
Merren në pyetje krerët e shoqatave dhe roja i pushuar nga puna
Pavarësisht se krerët më të lartë të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si edhe të prokurorisë së rrethit nuk pranojnë përmasat e skandalit, prej institucioneve që ata drejtojnë burime të sigurta të gazetës flasin se janë duke hetuar mbi mënyrën e zhdukjes së 21 skeleteve të dëshmorëve.
Prokuror i çështjes është Pajtim çela. Prokurori mësohet se një ditë më parë ka marrë në pyetje kreun e Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Lushnjës, Vangjel Bello si edhe kreun e Shoqatës së Veteranëve të LANç-it, Pasho Uruçin. Gjithashtu në pyetje është marrë edhe punëtori rojë që ka lënë punën disa ditë para vjedhjes.
Prokurori i Lushnjës Petrit çano dhe shefi i Komisariatit të Policisë, Latif Kulla, thanë dy ditë më parë se janë në hetim e sipër për cenimin e varrezave të dëshmorëve, por nuk pranojnë faktin se po hetojnë për vjedhjen e eshtrave.
Vangjel Bello shpjegon se i ka të gjitha kompetencat ligjore për të kërkuar zbardhjen e të vërtetës, ndërkohë që thotë se papërgjegjshmëria e autoriteteve lokale ka çuar në këtë skandal.
Për këtë çështje, dy ditë më parë është zhvilluar një mbledhje në Bashkinë e Lushnjës, ku është komunikuar edhe humbja e eshtrave.
#