Lista e emrave publikohet sot për herë të parë
Problemi
Pasardhësit e dëshmorëve “të zhdukur” nuk janë informuar
Askush nga familjet e 215 dëshmorëve që numëron rrethi i Lushnjës nuk e mendon se eshtrat e të afërmit të tyre janë vjedhur. Madje, kreu i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve druhen se publikimi i emrave të 21 të zhdukurve nga gazeta do të shoqërohet me reagim të ashpër të familjarëve.
Vangjel Bello thotë se dy prej dëshmorëve që u janë vjedhur eshtrat i ka të afërm dhe e ka mjaft të vështirë t’ua komunikojë lajmin e rëndë pasardhësve të tyre. Bello thotë se është i përgatitur për t’i bërë ballë reagimit me të drejtë të familjarëve dhe bashkë me ta ai do të kërkojë të drejtën e munguar për këta njerëz që dhanë jetën për lirinë e atdheut, apo që kryen vepra me përmasa nderi kombëtar.
Sot, në varrezat e dëshmorëve të Lushnjës gjenden 192 varre, pikërisht sa ka në procesverbalet e saj edhe shoqata, ndërkohë që bashkia nuk ka një evidencë të saktë të dëshmorëve dhe të varreve të tyre.
#