"Mali i Zi duhet ruajtur nga malazezët dhe serbët"
23/02/2005 Shqiptarët reagojnë ndaj trakteve përçarëse
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, duke reaguar ndaj afisheve të organizatës së ashtuquajtur "Shakaj", deklaroi se Mali i Zi duhet ruajtur nga malazezët dhe serbët, sepse nga shqiptarët nuk ka asnjë rrezik. Kjo organizatë paralajmëroi destabilizimin e Malit të Zi nga shqiptarët, duke kërkuar nga popullsia malazeze kufizimin e të drejtave të shqiptarëve. "Nuk guxojmë ta lejojmë maqedonizimin e as kosovizimin e Malit të Zi nga shqiptarët. Policinë e ushtrinë e kemi të dobët, prandaj nuk duhet lejuar që shqiptarët të na destabilizojnë të ardhmen e Malit të Zi", është shkruar në afishet e të ashtuquajturit "Batalion Antishqiptar" të organizatës malazeze "Shakaj", në të cilën nga masa e gjerë malazeze, kërkohet të ngrihet zëri për kufizimin e të drejtave të shqiptarëve. Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Liberale, Xhemail Peroviç, kërkoi nga organet e Punëve të Brendshme, zbulimin e autorëve të këtij teksti, i cili, sipas tij, mund të jetë shumë i rrezikshëm. Ndërsa, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, deklaroi se "kjo nuk është asgjë e re. Këto janë lojëra të vjetra të forcave antishqiptare, të cilat sa herë që pritet ndonjë ndryshim esencial në skenën politike në Mal të Zi, tentojnë t'i instrumentalizojnë shqiptarët për qëllimet e tyre. Dihet që ky vit që do ta përcaktojë mbajtjen e referendumit, prandaj del se këto forca mund të jenë edhe antimalazeze, të cilat e shohin si pengesë pavarësinë e kësaj republike, duke ditur se shqiptarët do ta përkrahin shkëputjen e kësaj republike nga Serbia".