E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, sekuestro lagunës së Karavastasë



TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dje sekuestro të plotë mbi pasuritë e kapos së Bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Në seancën e sotme Krimet e Rënda vendosën sekuestro mbi lagunën e Karavastasë, e cila ishte në përdorim të kreut të bandës së Lushnjës. Po kështu, vendim sekuestrimi gjykata ka vendosur edhe për një vilë në qytetin e Lushnjës, e cila shërbente si seli veprimesh të bandës famëkeqe të Lushnjës. Gjykata vlerësoi se e gjithë kjo pasuri ishte vënë në mënyrë të paligjshme, prandaj ka vendosur sekuestrimin e saj. Ndërkohë, gjykata vendosi të shqyrtojë edhe pjesën tjetër të pasurive bankare të kapos së bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Zjarri në kodrën me ullishte të fshatit Prezë

TIRANË - Një zjarr i papritur ka përfshirë prej disa orësh mesditën e djeshme kodrën me ullishte të fshatit Prezë, rreth 26 km larg Tiranës, por sipas forcave të repartit zjarrfikës që kanë shkuar në vendngjarje flakët nuk paraqisnin rrezik. Burime nga Drejtoria e Përgjithshëm e Zjarrfikëseve pranë Ministrisë së Brendshme thanë për gazetën “Albania” se përmes linjës telefonike, se banorët e zonës janë vënë në ndihmë të forcave zjarrfikëse për të fikur zjarrin. Të njëjtat burime thanë se ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

4 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›