Thimjo Kondi: “KLD-ja jo e drejtë në zgjidhjet e fundit”
Ministri Alibeaj akuzon gjyqtarët për vendime jo të drejta. Reagojnë shoqatat e gjyqtarëve: “Mjaft më me akuza kolegjiale”
Laureta Rryçi
Tiranë - Kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimjo Kondi, sulmon Këshillin e Lartë të Drejtësisë duke deklaruar se po i emëron gjyqtarët jo në bazë të aftësive, por në bazë të një farse klienteliste. I pranishëm në konferencën për "Drejtësi të pavarur", organizuar nga Universiteti "Marin Barleti", të zhvilluar sot paradite në Tiranë, Thimjo Kondi tha se “nuk mund të ketë reformim të Gjyqësorit kur në vend të vlerave promovohet paaftësia dhe antivlera, kur procesi i konkurrimit kthehet në një farsë klienteliste dhe shpërfillet gjykimi i ndershëm dhe profesional. Për fat të keq ky realitet u shfaq dhe në disa emërime të fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Ministri i Drejtësisë, Alibeaj, në një ndërhyrje të tij pas komentit të Kondit u shpreh se deri tani kemi pasur sukses në tentativat për të iniciuar reformimin e Gjyqësorit, por kemi dështuar në përmirësimin e tij. Ai tha se është e nevojshme një ndërhyrje e mëtejshme në sistemin gjyqësor dhe kjo jo si rezultatet vetëm i presionit ndërkombëtar, por sepse është një kërkesë e brendshme e vetë realitetit tonë. Mirëpo deklarata e Alibeajt ka sjellë reagimin e shoqatës së gjyqtarëve.
Reagimi
Akuzat e fundit të përfaqësueses së Ekzekutivit për vendime të padrejta të gjyqtarëve ka sjellë edhe reagimin e gjyqtarëve, të cilët kanë deklaruar se po cenohet pavarësia e pushtetit gjyqësor dhe parimet bazë të shtetit. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar që t’u jepet fund deklarimeve denigruese dhe aspak në favor të reformës në Drejtësi. “Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon me forcë ndërprerjen e deklaratave denigruese që cenojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor në tërësi dhe fton të gjithë faktorët vendimmarrës të ndërtojnë strategji të qarta të luftës ndaj korrupsionit dhe paaftësisë në sistemin gjyqësor, pa cenuar pjesën e shëndetshme të këtij sistemi. “Gjyqtarët nuk mund dhe as duhet të pranojnë të jenë vazhdimisht pre e trysnisë verbale, në shkelje të parimeve kushtetuese dhe dinjitetit të tyre profesional dhe njerëzor”, - deklarohet në reagimin e Unionit të Gjyqtarëve. Kohët e fundit janë ashpërsuar marrëdhëniet mes Ekzekutivit dhe përfaqësuesve të gjykatave të shkallëve të ndryshme teksa Ministria e Drejtësisë ka intensifikuar monitorimet dhe qëndrimet e saj kritikuese nda eficencës së Gjyqësorit dhe kapaciteti reagues që duhet të shfaqin organet e Gjyqësorit për rastet flagrante të abuzimit në detyrë nga ana e vetë gjyqtarëve.
Incidenti
Para disa ditësh, ministri i Drejtësisë i është drejtuar, ndër të tjera, edhe Unionit të Gjyqtarëve të mbajnë qëndrim publik lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Mat, konkretisht me incidentin e rëndë në të cilin u përfshi gjyqtari Murat Lleshi teksa një gazetar i “Fiks Fare” po mundohej t’i merrte një prononcim. Ministri i Drejtësisë, me shkresën nr. 2757/1 datë 26.05.2008, i është drejtuar Komisionit të Etikës të Konferencës Gjyqësore bazuar në nenet 27-28 të Kodit të Etikës, duke i parashtruar në mënyrë të përmbledhur faktin e datës 21.05.2008 në ngarkim të gjyqtarit Murat Lleshi dhe duke i kërkuar këtij Komisioni dhënien e një opinioni këshillimor nëse ky fakt përbën shkelje të Kodit të Etikës. Kjo kërkesë iu vu në dijeni edhe Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Unionit të Gjyqtarëve me qëllim nxitjen e tyre për një reagim ndaj rastit në fjalë. Edhe pse nuk ka asnjë qëndrim për këtë rast konkret dhe flagrant që u konsumua para objektivit të kamerave, Unioni i Gjyqtarëve ende nuk ka një pozicion të vetin.
4 Qershor 2008