E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata serbe, dënon 9 shqiptarë

14/02/2005  Një gjykatë serbe ka dënuar nëntë shqiptarë nën akuzat për vrasje dhe terrorizem. Dy prej tyre, Lirim Jakupi dhe Beshaim Tahiri, u gjykuan në mungesë dhe morën dënime me 15-vjet burgim secili për vrasjen e një pjesëtari të forcave speciale të policisë serbe në vitin 2002. Pjesa tjetër morën dënime nga një në pesë vjet burgim. Sipas prokurorëve, grupi i përkiste Ushtrise Kombëtare Shqiptare. Ata u gjetën gjithashtu fajtorë për vendosjen e një bombe të mbushur me gozhdë, që më pas u çarmatos pa shpërthyer, në ndërtesën e një shkolle në Luginën e Preshevës. Ky rajon me një popullsi te madhe shqiptare ka qene skene e trazirave kohet e fundit midis forcave serbe dhe guerilasve shqiptare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›