E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju York, vritet 19 vjeçari shqiptar

14/02/2005  Kur ishte 13 vjeç i shkroi Bill Klintonit për ngjarjet në Kosovë

Woodhaven, Richmond Hill (Queens NY). Policia është duke ndjekur vrarësin i cili është larguar menjëher nga vend-ngjarja pasi qëlloi për vdekje një djalë 19- vjeçarë, në njërën prej lagjeve të Nju Jork-ut, Queens zona më e sigurtë për banim. Viktima sipas raportit të policiës njujorkeze, dje herët në mëngjes, është një fëmijë emigratësh shqiptarë i quajtur Valon Bekteshi. Ai për herë të fundit u nda nga familja kur doli nga shtëpia e tijë në bllokun e banesave Glendale dje në mëngjes, thanë të afërmit e tij. Ndërkaq rreth orës 1:30- të pasdites me orën e Nju Jork-ut, ai u gjend i vdekur në një sokak, midis rrrugës 85th Road dhe asaj Ëoodhahven mbasi dorazi vrarësi i cili deri tani është i panjohur i "derdh" mbi gjoks plumbat e revolverit.

Viktima

Të afërmit , miqët dhe shokët e rikujtojnë Bekteshin si një të ri të qetë dhe të mirë . Ai ishte 13- vjeçar kur shkroi gjatë luftës në Kosovë letër Presidentit të at'herëshëm amerikan Bill Clinton, ku i shprehte shqetësimet e tija rreth popullatës shqiptare e cila ishte dërbuar me forcë nga Kosova

Policia

Lagjija ku ndodhi vrasja dhe u gjend i vdekur Valon Bekteshi, 19- vjeçarë, e ka ngjarjen e parë të vitit këtë që ndodhi, dje, thotë policia e rajonit "102nd Precinct" e cila kontrollon tre blloqe të mëdha banesahs Ëoodhaven, Richmond Hill dhe Keë Gardens. Lagje këto të preferuara shumë për emigratët shqiptarë. Sidomos ata të ardhur viteve të fundit kanë bërë një "mbi" popullim në këtë zonë.

Policia: 10 mijë dollarë, informacioni për vrasësin

Raymond Ë. Kelly Police Commissioner of the City of Neë York në një konferencë shtypi, tha se çdo informacion rreth indetitetit të vrarësit - do të shpërblehet me 10.000 dollarë amerikanë. Policia ruan në fshehtësi të plotë atë që do të informojë, tha Komissioneri i qytetit Neë York-ut, Raymond Ë. Kelly . Policia tha së po vazhdojnë hetimet

Dëshmia: Nga vendi i ngjarjes

"Ndalo! dhe mos lëvizë !!! Kur të them unë ndal, t'i duhet të ndalesh!", tha një deshmitarë i ngjarjes i quajtur Johanna Hernandez, thërriste i çartur para se të shkrehte armën që mbate në dorë, tha ai duke vijuar dëshimin se " Unë nuk di më shumë rreth kësaj vrasje. Dy minuta më pasë shkova në vend-ngjarje dhe pashë një fëmijë të shtrirë në rrugë që mundohej të thoshte diçka, dhe buzët i ishin përgjakur, ai mbylli sytë vetë duke u përlotur" Një tjetër, fqinjë Ëilliam Johnert, 62 vjeçarë, tha se disa shokë të viktimës i kanë thënë se vrasja ka ndodhur si rezultat i një debati " Dikush vrau dikë për para" tha Johnert i cili i referohej thënjeve të dy shokëve të Valon Bekteshit. I ati i viktimës Xhevat Bekteshi, tha se djali i tijë kishte ëndërr të bëhej marins amerikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›