Kërcënon me armë ish-gruan që të kthehet në shtëpi
14/02/2005 Dy vëllezërit arrestohen nga policia, me akuzën e kanosjes
Kërcënon me pistoletë bashkëshorten e tij që të kthehet përsëri tek ai, por përfudnon në qeli së bashku me të vellain. Mund të perfundonte tragjikisht grindja midis Riza Hajdaraj nga Tropoja dhe gruas së tij 50 vjeçares Hajrie, gjatë debatit të tyre nëse familjarët nuk do ishin treguar të shpejtë duke denoncuar në komisariatin numër katër, menjëherë sapo “mysafirët” e paftuar u kishin trokitur në derën e shtëpisë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Babrru. Riza Hajdaraj dhe i vëllai Murat Hajdaraj , të dy nga Tropoja janë arrestuar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe kërcënimit të jetës së tjetrit
Ngjarja
Ka qenë ora 21 .30 koha kur Rizai së bashku me të vëllain kanë shkuar në shtepinë e dy ish kunetërve, për të biseduar me të shoqen e cila ishte larguar nga banesa para dy javësh. Çifti Hajdaraj ka katër fëmije dhe ende nuk dihen konfliktet që kane motivuar nënën të largohet nga shtëpia. Sipas burimeve në komisariatin numër katër, në fllim Hajria, nuk ka pranuar ta takojëe burrin, por më pas ajo ka qenë e detyruar të ballafaqohet me ish-bashkëshortin.
Hetimi
Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se gjendja është acaruar në momentin kur tropojani i ka beritur ish-gruas duke detyruar dy vëllëzërit e gruas që të ndërhyjnë. Por sipas policise ka qenë mysafiri tjetër, Murati, ai që pasi ka nxjerrë pistoletën ka gjuatur në drejtim te banorëve të shtëpisë në Babrru. Për fat plumbat nuk kanë rënë në shenjë dhe nuk ka pasur viktima. Policia ka ndërhyrë duke shmangur kështu ndonjë krim te radhës brenda familjes. Një tjëtr bashkëshort është arrestuar nga policia e Tiranës një ditë më parë pas denoncimit te bashkëshortes së tij, e cila pas disa viteve martese e ka akuzuar atë se ai e kishte shfrytëzuar atë për vite me radhe si prostitutë në Itali. Maks Lato u arrestua nën akuzën e trafikimit të femrave në rrethana rënduese. Menjëherë pas kësaj, gruaja 38-vjeçare kërkoi statutin e dëshmitarit për tu marrë në mbrojtje nga frika se të afërmit e bashkeshortit Lato do ta dëmtonin.