Trafikantët vetëm sa janë gërvishtur

14/02/2005 Operacionet
Liqeni 1
Liqeni 2
Lqeni 3
Liqeni4
Mirazh 2001
Mirazh 2002
Mirazh 2003
Mirazh 2004
“Leda”
"Rrjeta e Hekurt"
"Gjuetia e Çakejve"
"Kompas"
"Puna"
"Duart e Pastra"
"Ploëshares
Krimi organizuar, të gjitha aksionet e policisë
Të paktën 15 operacione të koduar me emrat nga me të ndryshmit janë zhviluar dy vitet e fundit nga policia shqiptare për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, drogën, trafikun e armëve dhe trafikun e makinave të grabitura. Megjithatë fare pak prej tyre kan dhënë rezultatet për të cilat Ministria e Rendit i ka komunikuar si te ësukseshme.
Aksionet
Operacionet Liqeni 1, Liqeni 2, Lqeni 3 dhe Liqeni4, Mirazh 2001, Mirazh 2002, Mirazh 2003, Mirazh 2004,“Leda”, "Rrjeta e Hekurt", "Gjuetia e Çakejve", "Kompas", "Puna", "Duart e Pastra" për të filluar pse jo edhe në gjuhë të huaj si "Ploëshares", Roadshoë,....etj sipas të dhënave zyrtare duhet tu kishin bërë kërdinë të gjitha llojeve të trafiqeve në vendin tone, e megjithatë duket se shifrat nuk janë gjë tjetër vetëm se shifra të cilat grumbullohen për të justifikuar fondet, grumbullimet e policëve që marrin hov për pak ditë dhe më pas ata që quhen grup kriminal, “rrjedhin “një e nga një nga gjykatat për mungesën e madhe të fakteve. U duk se liqeni do te thante të gjitha makinat tip i fundit qe vidheshin jashtë e trafikoheshin në Shqipëri, por nuk ndodhi kështu. “Puna” premtoi me emrin e saj se rendi vërtet kishte përveshur duart për të spastruar të gjitha gomonet ne bregdet, e megjithë rezultatet çudia me e madhe ishte gjatë këtij viti, ateherë kur “Puna” kishte mbaruar dhe në një fshat të Tiranës kishte mbërritur një gomone
Kodet
Operacionet e koduara në anglisht “Contaitment 1 dhe Containtment 2”, “Amfiction” ishin të orientuara njëkohësisht të godisnin trafikun e lëndëve narkotike, kryesisht kultivimin e bimës narkotike canabis sativa. Të ashtuquajturit operacione ishin të ndarë në dy faza,muajt kur mbillej bima dhe muajt kur korrej. Pak rezultate dihen prej këtyre operacionesh të cilat përfshinë të gjitha drejtoritë e policive në rrethe, kryesisht jugun e vendit.
“Mirazh 2002”, Mirazh 2003 dhe mirazh 2004 synimi i te cilëve ishte goditja e personave që merreshin me trafikimin e qenieve njerzore. Në Mirazh 2001 u pretendua se tashmë nuk kishte më klandestinë që kalonin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të perëndimit. Por grupet e klandestineve kryesisht kurdë të kapur në Vlorë me rastin e një grupi prej 11 personash të zbarkuar nga trafikantet në ishullin e Sazanit, me shpresën se kishin mbërritur në Itali i zbehu pak a shume koferencat më të dhëna statistikore. Gjatë "Mirazh 2003" u deklarua nga drejtues të policisë se shtetit dhe numri një i rendit se trafiku i njerëzve nga Shqipëria apo nga vende të tjera për vendin tonë është në nivelin zero. Kaluan vetem dy muaj nga kjo e dhënë zyrtare dhe në 9 janar 2004, në gjirin e Arushës, pak milje larg Karaburunit 21 persona kryesisht nga veriu i vendit u mbytën në tentative për të kaluar adriatikun me gomone. Tetë persona të tjerë janë ende te zhdukur. Mirazhi 2004 vazhdoi më tej. Vetem për periudhën nga janari 2004 deri në 30 qershor 2004 për kalimin e paligjshëm të kufirit u evidentuan 526 raste prej të cilave 25 raste ishin të mireoganizuara. Megjithëkëtë deklarata e palës shqiptare se trafiku i qenieve njerëzore ishte në minimum, u mbeshtet edhe nga autoritetet italiane
1 janar 2004/ 30 qershor 2004
Dhënie ndihmë për kalim kufiri 49 autore
Arrestuar 23 autore
Ndjekur ne gjendje te lire 8 autore
Kerkim 3 autore
Ndaluar 15 autore
”Shou i Rrugës" dhe makinat e vjedhura
Road show, që në shqip do të thotë Shou i Rrugës, u pasua menjëherë pas pagëzimit të emrit me një sërë bllokimesh makinash mjafton që ato të ishin luksoze, pse jo edhe me targa te huaja. Ishte ministri paraardhes i Toskës, Luan Rama ai që në vitin 2003 deklaroi se Shqipëria ishte perfshire se bashku me vende te tjera te europes juglindore ne nje operacion te koduar Road Shoë.
Qëllimi te goditej trafiku i makinave të grabitura. Më pas u përcoll edhe tek katër “Liqenet” të cilët ende vazhdojnë për të kapur me “grepa” ndonjë makinë të grabitur. Gjate “Shout të Rrugës” komisariatet e policive u tejmbushen me makinaprejardhja e te cilave ishte e dyshimte, por qe per shkaqe te verifikimit do te qendronin fare pak te srehuara neper ambjentet e policive. Madje për të përballuar fluksin e makinave të bllokuara u kërkua asistencë për ambjente, dhe reparti 101 në Farkë qe një shembull i mirë “i bashkepunimit”, edhe pse kjo nuk zgjati më tepër se një muaj. U zbulua se një pjesë e makinave të trafikuara në Shqipëri, silleshin nga perëndimi dhe nga vetë të huajt, kryesisht italianë, të cilet më pas bënin denoncimet në vendet e tyre për mjetet e "vjedhura". As emri i çuditshem “ Gjuetia e Çakejve”, nga i cili mbahet mend vetem emri.
Trafik mjetesh motrike 89
autore 88
arrestuar 4
Ne gjendje te lire 81
Ne kerikim 1
"Bajoneta" operacioni kundër trafikut të armëve
U kodua “Ploëshares” qe në shqip do të thotë “Bajoneta”, emri patjeter të lidh me armët dhe këtë pretendonin të arrinin uniformat blu në operacionin e radhës. U krye në vitin 2003. qëllimi të luftonte trafikun e armeve të lehta dhe të vogla. Në fakt aktualisht ky operacion mund të ketëe ndodhur në fletoren zyrtare të ministrisë. Nuk pati ndonjë emer operacioni policor i zhviluar në bashkëpunim me policinë malazeze e megjithatë ishte frytdhënës të paktën gjer në momentin e bllokimit të gjashtë raketave, tokë-ajër Strela 2M. Drejtuesi i parë Bajram Ibraj premtoi se do të kryheshin arrestime të tjera të cilat u lanë në harrese.
Tabela 2004
Trafik armesh e municionesh 3 raste
Autore 7
Arrestuar 4
Ne hetim 0
Kerkim 2
“Leda”, kishte emrin e nje femre pasi bëhet fjalë për të luftuar e parandaluar trafikun e femrave. Nisi në vitin 2003, gjatë kohëes që në krye të dikasterit të rendit, ishte ministër Luan Rama. U zbulua se femrat që trafikoheshin kryesisht në itali dhe Greqi silleshin nga jashtë, nëpërmjet linjave të stabilizuara mirë. Por perveç shtetaseve që mbaheshin në hotele në pritje për tu nxjerrë nga Shqipëria përsëri emrat e trafikantëve mbeten jasht listës. Të trafikuarat heshtnin për autorët dhe mandej ktheheshin përsëri në vendet e punës. Aktualisht, për këtë trafik, shifrat janë më të larta. Ka një numer të konsiderueshëm trafikantësh të shpallur në kërkim dhe një përqindje të vogël të atyre që janë arrestuar.
trafik femra 2004 53 raste
autore 75
arrestuar 10
kërkim 25
Duart e pastra. Duhej të ndiqte penalisht, të hetonte për mitmarrje, shkelje në detyrë, dhe kryesisht për korrupsionin punonjësit e administratës dhe zyrtarët. A ka ndonje emer zyrtari përveç punonjësve të policisë që u arrestuan për këtë akuzë. Duart e pastra mbeten vetëm një emër. Ndërsa gjatë kësaj “fushate” duart kapën disa policë të rolit bazë, të cilët si fillim u akuzuan për mitmarrje dhe me pas u larguan nga radhët e policisë rrugore
“Rrjeta e hekurt”. Nisi menjëhere pas tragjedisë së 9 janarit, ashtu si pas çdo ngjarjeje të madhe, ku patjeter duhej të gjendeshin përgjegjësit drejtuesit e policisë për të shpëtuar veten lindën operacionin e radhës. Synimi të konfiksoheshin të gjitha pronat e elementeve kriminale, të bosëve të drogeë dhe të trafiqeve të tjera. U përfshi plot zhurmë në këtë operacion policor Vlora, Fieri, Durrësi dhe Tirana. Hotele të njohura u bllokuan, banesa dhe lokale, pube e disko. Ishte hap i madh, i cili çeli driten jeshile se diçka mund te ndodhte me policine shqiptare. Por prape nuk ngjau keshtu. Pabet i shpëtuan një e nga një rrjetës së hekurt, po kështu dhe hotelet e sekuestruara, derisa në të ashtuquajturën rrjetë nuk mbeti asgjëe. Sigurisht që kjo nuk i pezmatoi drejtuesit e policisë të cilët përsëri deklaruan se ky operacion “ishte suksesi i radhës “ i policisë