Greqi, sekuestrohen 4000 objekte antike
14/02/2005 Policia greke arrestoi një shtetas grek në Selanik për trafik antikuariatesh dhe sekuestroi më shumë se 4 000 objekte, që datojnë nga periudha prehistorike e deri në atë bizantine, mësohet sot nga një komunikatë e policisë lokale. Mes sendeve të zbuluara sot në banesën dhe në magazinat e personit të arrestuar, 40 vjeç, figuronin më shumë se 3 200 monedha bronzi, 18 monedha argjendi si dhe 292 fosile, dy koka në bronz të heroit të mitologjisë greke Herakliut dhe një vulë bizantine, sipas kësaj komunikate. Policia zbuloi gjithashtu një libër fetar që daton në vitin 1773 dhe një pajisje metalzbulues.