Gjykata shembi dhe pjesën tjetër të pallatit
14/11/2009 Vendimi për të akuzuarit e tragjedisë së Gjirokastrës flasin banorët: Ishte amnisti e parakohshme
GJIROKASTËR - Pas mbylljes së procesit penal ndaj shtatë të akuzuarve për rrëzimin e një pallati rreth një vit më parë në qytetin e Gjirokastrës, ku humbën jetën tre shtetase, midis tyre një fëmijë, si dhe ngelën të pastrehë 14 familje, firma ndërtuese e tij, “Arti shpk” do të përballet me të tjera padi, kësaj here civile. Janë banorët e dëmtuar ata që do të depozitojnë kallëzimet, pasi kërkojnë nga firma dëmshpërblim, duke e cilësuar atë fajtore për rrëzimin e pallatit. Njëri prej banorëve që e ka ndërmarrë tashmë këtë hap është Sokrat Papadhopulli, i cili deklaron se firma ndërtuese ka shumë detyrime ndaj 14 familjeve.
Banorët
“Unë tashmë kam marrë një avokat, të cilit i kam dorëzuar dokumentacionin që më ka kërkuar. Ne kërkojmë kompensim të plotë të dëmeve që na janë shkaktuar. Kam humbur punën dhe mundim tim të 30 vjetëve, u dëmtuam moralisht, humbëm identitetin tonë familjar”, të thotë Sokrati. Për sa i takon vendimit të gjyqësorit për shtatë të pandehurit, prej të cilëve tre u shpallën të pafajshëm, ndërsa katër të tjerë u dënuan gjithsej me 12.6 vjet burg e 1.5 milionë lekë gjobë, Sokrati është shprehur se "Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendimin e saj, fatkeqësisht "shembi" dhe pjesën tjetër të pallatit që nuk u rrëzua në 9 nëntor të vitit të kaluar, duke ligjëruar në mënyrë të padrejtë një “amnisti” të parakohshme për të akuzuarit. “Dënimi për katër nga tre të akuzuarit kryesorë ishte tepër qesharak”, thotë Sokrati, duke nënvizuar se “unë nuk kam asgjë personale ndaj atyre personave që shkaktuan këtë tragjedi, por ata kanë ndaj nesh një detyrim mjaft të madh”.
Vendimi i drejtësisë
Katër ditë më parë, një ditë pas përvjetorit të parë të shembjes së pallatit pesëkatësh në lagjen "11 Janari”, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi, Desad Avdulaj, njëherazi kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastrës, pasi lexoi për dy orë analizën e vlerësimit të 27 seancave, shpalli të pafajshëm tre nga shtatë të akuzuarit si shkaktarë të tragjedisë, me argumenti për mungesë provash si dhe dënoi gjithsej me 12.6 vjet burg e 1.5 milionë lekë gjobë katër të akuzuarit e tjerë. Ndryshe nga pretenca e dhënë nga Prokuroria së Gjirokastrës, ku kërkoi 38 vjet burg dhe 2.4 milionë gjobë, administratori i firmës "Arti" sh.p.k., Sotiraq Janora, u dënua me 6 vjet burg, Afërdita Papamihali, ish-sekretare e KRRT së Bashkisë Gjirokastër u dënua me 2.6 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë, Admir Shehaj, ish-inspektor në Inspektoratin e Ndërtimit pranë Bashkisë së Gjirokastrës u dënua me 2 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë, ndërsa Gjergji Meçi inxhinieri i firmës u dënua 2 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë. Gjithashtu, trupi gjykues ka vendosur për katër të pandehurit, heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare.
Reagimi i Prokurorisë
Prokurori i çështjes, njëherazi kryetari i Prokurorisë së Gjirokastrës, Alfred Saliu, reagoi ashpër për vendimin qesharak të trupit gjykues. “Institucioni i akuzës nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi më i fundit i Gjykatës së Shkallës së Parë të rrethit Gjirokastrës", u shpreh Saliu dy orë pas vendimit prokurori Alfred Saliku.
Ndonëse ngjarja 9 nëntori të vitit të kaluar ka pasur tri viktima, i pandehuri kryesor, Sotira Janora, administratori i firmës “Arti” shpk, është deklaruar fajtor vetëm një herë për veprën penale të "Vrasjes nga pakujdesia", parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal”,
Sipas tij, përveç cilësimit ligjor për të pandehurin kryesor të ngjarjes, vendimi për sa i përket fajësisë së tre zyrtarëve të bashkisë, të ngarkuar me mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit është i padrejtë, pasi kemi të bëjnë me humbjen e jetës së tre shtetasve,
Banorët
Petrit Boçi, babai i tre fëmijëve të rritur, ishte një nga dëshmitarët okular të tragjedisë së 9 nëntorit të vitit të kaluar. Ai prej vitit 2001 ka hapur një dyqan rreth 100 metra larg vendit ku u shemb 2/3 e pallatit të lagjes “11 Janari”. “Kam ngelur i befasuar nga vendimi i gjyqësorit. Për mua tragjedia mund të ishte shmangur, por administratori i firmës “Arti” ishte fajtori kryesor dhe vendimi me 6 vjet burg për mua është njësoj sikur ti thuash tani dil nga qelia dhe bëj një tjetër tragjedi, si ajo e 9 nëntorit”, të thotë Boçi.
Eriola Qiqi, studente e vitit të katër në degën e ekonomisë në universitetin “Eqrem Çabej”, pati fatin e keq që motra e saj të humbë shtëpinë në ngjarjen fatkeqe dhe aktualisht ajo jeton së bashku me të motrën dhe tre fëmijët e saj në një apartament me qira. “Në fillim mendova se tashmë ka ardhur koha që drejtësia të thotë fjalën e saj. Po të them të drejtën jam shumë e revoltuar nga sistemi i drejtësisë. Gjatë seancës gjyqësore shkaktari kryesor për mendimin tim, nuk shfaqi një shenjë pendimi vendimi i gjykatës... është i paimagjinueshëm”, shprehet e revoltuar studentja Qiqi.
Historia vazhdon...
Masakra urbane në Gjirokastër
Në qytetin e Gjirokastrës, lëvizja e popullsisë nga zonat rurale drejt qytetit, ka rritur ndjeshëm kërkesat për strehim, gjë që natyrshëm ka favorizuar zhvillimin e sektorit të ndërtimit. Krahas ndërtimeve të rregullta, sidomos në zonën e poshtme të qytetit të gurtë, shumë objekte shumëkatëshe janë ngritur në zona me formacion të butë. Mungesa e një plani rregullues, si dhe “mirëkuptimi” midis pushtetin vendor dhe administrativ të firmave të ndërtimit i ka dhënë mundësi këtyre të fundit të ndërtoj në çdo cep të qytetit të Gjirokastrës, duke mos respektuar minimalisht as distancat prej gjashtë metrash të paracaktuar nga KKRT-ja. Në lagjen “18 shtatori” më shumë hapësirë kanë ndërtimet pa leje se sa këmbësorët, siç është rasti i rrugës që të çon drejt Universitetit të Gjirokastrës, ku studentë dhe banorët që jetojnë në këtë zonë kanë në dispozicion vetëm 30 centimetra trotuar. Një vit më parë, pasi u shemb pallati në lagjen “11 Janari”, me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit të Gjirokastrës, Flamur Bime, është mundësua frenimi i ndërtimeve pa leje. Pavarësisht këtij urdhri, dëmi urbanistik qytetit të gurtë i është bërë tashmë. Por një shprehje thotë më mirë vonë se kurrë...