SHBA mbështet modernizimin e ushtrisë shqiptare
14/11/2009 Ministri i Mbrojtjes Arben Imami pritet në Pentagon nga Sekretari për Mbrojtjen i SHBA-së Robert Gates
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë Arben Imami është pritur në Pentagon nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Robert Gates. Takimi ka zgjatur mbi 30 minuta, ku janë biseduar një sërë çështjesh që lidhen me angazhimin e Shqipërisë në Afganistan në kuadër të NATO-s, zhvillimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, demilitarizimin dhe asgjësimin e municioneve dhe shumë çështje të tjera. Sekretari Robert Gates ka falënderuar ministrin Imami për prezencën e Shqipërisë në Afganistan dhe për kontributin që po jep vendi ynë atje dhe në shumë vende të tjera ku jemi angazhuar. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, menjëherë pas takimit u shpreh për mediat se “ Shqipëria është e angazhuar në Afganistan duke iu përgjigjur thirrjes së SHBA-së dhe Aleancës. Ne jemi angazhuar përgjatë zgjedhjeve në Afganistan me një me një kompani, e cila do të qëndrojë atje. Po dërgojmë një skuadër mjekësore. Do rritet numri edhe me disa oficerë, që do të shkojnë atje”. Ndërkohë ministri më tej u shpreh se është biseduar me Sekretarin Gates edhe për rritjen e kapaciteteve operacionale të forcave tona. “Ajo që është më e rëndësishme, është fakti që do të rritet kapaciteti operacional i Forcave tona të Armatosura. Kemi dy programe shumë të rëndësishme, njëri prej të cilëve me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, për të krijuar një grup trajnimi, i cili do të rrisë ndërveprueshmërinë e Forcave tona të Armatosura. Gjithashtu po punojmë për një program tjetër shumë të rëndësishëm. Një skuadër speciale e Forcave tona të Armatosura do të jetë e gatshme të dalë në terren së bashku me Forcat e Armatosura të SHBA-ve,” u shpreh ministri i Mbrojtjes. Për sa i përket angazhimit të Shqipërisë në vendet në konflikt, ministri i Mbrojtjes tha se Sekretari Gates i është mirënjohës Shqipërisë për gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në mbrojtje të lirisë dhe sigurisë globale. “Sekretari Gates na falënderoi për gatishmërinë që Shqipëria dëshmon për t’u angazhuar kudo që NATO angazhohet për të garantuar lirinë dhe sigurinë globale. Pata falënderime të përzemërta për këtë politikë të Shqipërisë,” tha ministri.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, ministri u shpreh edhe për diskutimet që ai ka pasur gjatë kësaj vizite në SHBA për situatën e brendshme politike në vend. Duke iu referuar takimit me zv/asistentin e parë të Sekretarit të Shtetit, z. Stuart Jones, ai tha se “për këtë çështje fola dje në Departamentin e Shtetit, ku m’u bë e qartë se askush nuk ka simpati për bojkotin, askush nuk e mbështet bojkotin. Pikërisht tani, kur Shqipëria është në pritje të liberalizimit të vizave dhe marrjes së statutit kandidat për Bashkimin Evropian, bojkoti është një praktikë e vjetër dhe jashtë kohe. Nuk shoh asnjë mënyrë tjetër, përpos marrjes pjesë në rrugë institucionale për të kontribuar në procesin integrues të vendit,” përfundoi Imami.