Ish-kreu i SHIK-ut: “Kristopuli u mbajt peng në Lezhë”
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Frrok Marku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ish-kreu i SHIK-t të Lezhës në vitin 1997, ishte dëshmitar në seancën gjyqësore për zhdukjen e biznesmenit Hoxha, që dyshohet se është mbajtur peng në Vain të Lezhës. Ai ka treguar se nga takimet me disa punonjës të bazës së SHIK-ut në Vain, kishte mësuar se atje ishin mbajtur dhe keqtrajtuar fizikisht disa persona. Madje, Frroku dëshmoi se kishte takuar edhe një nga dëshmitaret kryesore të këtij procesi, Ziso Kristopuli. Vetë Kristopuli i kishte dëshmuar Frrokut se ndaj tij ishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike. Më tej në dëshminë e tij ish-kreu i SHIK-ut të Lezhës tha se kishte vënë në dijeni edhe shefin e atëhershëm të SHIK-ut, Fatos Klosin.
Dëshmia
“Një nga rojet e godinës në Vain të Lezhës, Viktor Sokoli, më tha se në atë godinë janë sjellë njerëz, të cilët janë marrë në pyetje, janë dhunuar dhe janë sjellë nëpër bagazhe makinash”, - këto kanë qenë disa nga fjalët e dëshmisë së dhënë nga ish-shefi i SHIK-ut të Lezhës, Mark Frroku. Gjatë dëshmisë së tij, Frroku theksoi se nuk e njihte personalisht Remzi Hoxhën, por kishte diskutuar me kolegët e tij lidhur me të. Lidhur me Kristopullin, Frroku ka deklaruar: “Ziso Kristopullin e njoh si fytyrë. Në vitin 1998 e kam takuar në Vain të Lezhës, pasi ai kishte ardhur për të identifikuar godinën në të cilën ishte mbajtur peng”. Sipas tij, Kristopulli e kishte identifikuar vendin vetëm nga nja krua që kalonte aty dhe nga një oxhak, pasi në vitin 97 , godina ishte djegur dhe gjatë rikonstruksionit të saj, ishin kryer disa ndryshime në arkitekturë. “Aty mësova se Zison e kishin çuar në Vain dhe e kishin marrë në pyetje, por mbi të nuk ishte ushtruar dhunë fizike, vetëm psikologjike. Këtë gjë ma konfirmoi dhe vetë Kristopulli, gjatë bisedës që pata me të”, - u shpreh Frroku. Gjithashtu, Frroku u shpreh se Ziso Kristopulli nuk i kishte përmendur asnjë emër lidhur me personat që e kishin shoqëruar dhe e kishin marrë në pyetje në Vain të Lezhës.
Rojet
Një tjetër pikë ku ish-shefi i SHIK-ut u ndal gjatë dëshmisë së tij, kishte të bënte dhe me rojet e godinës në Vain të Lezhës. Ai u shpreh se rojet nuk kanë asnjë dijeni për atë që ndodh brenda në godinë dhe se ata janë aty vetëm për të ruajtur objektin. Ai shtoi se punëtorët e thjeshtë të SHIK-ut të Lezhës nuk kishin autorizim për të hyrë në atë godinë, në të mund të hynin vetëm drejtorët. Frroku e mbylli dëshminë e tij duke deklaruar se për gjithçka që mori vesh gjatë takimit me Ziso Kristopullin dhe gjatë bisedave me rojet e objektit, ai ka njoftuar Fatos Klosin.
Të pandehur në këtë proces janë katër ish-punonjës të SHIK-ut, konkretisht Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi. Mbi ta rëndon akuza për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, më 1995 në Tiranë. Gjithashtu, të pandehurit akuzohen edhe për rrëmbimin e torturimin e shtetasve Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009