E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria kërkon dënimin e infermieres

Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 600 mijë lekë të infermieres që i shkaktoi paralizimin një 7-vjeçareje për shkak të mjekimit të pakujdesshëm. Prokurori i çështjes ka kërkuar shpalljen fajtore të infermieres dhe dënimin e saj me gjobë.
Fabiola Agastra po gjykohet në Gjykatën e Tiranës për akuzën "mjekim i pakujdesshëm". Vogëlushja 7-vjeçare më inicialet L.P, është paralizuar në orët e mbrëmjes të datës 2 shtator të vitit 2006. 7-vjeçarja ishte çuar nga gjyshja e saj në Qendrën Spitalore Universitare, pasi kishte pasur temperaturë të lartë. Në QSUT, mjeku roje ka ngarkuar infermieren e turnit, Fabiola Agastrën, që t i bënte një injeksion për t i ulur temperaturën. Sipas hetimeve të prokurorisë, injeksioni i bërë prej infermieres ka qenë shkaku i paralizimit të saj. Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar për çështjen e infermieres Fabiola Agastra, që akuzohet për paralizimin e një 7-vjeçareje për shkak të mjekimit të pakujdesshëm, edhe mjeku që ka qenë i gatshëm ditën e ngjarjes. Mjeku Durim Bebeçi ka pohuar se i ishte lënë porosi infermieres së turnit që ajo të mos i bënte vogëlushes paracetamol të lëngshëm, pasi do të kishte pasoja, por ajo e kishte kryer veprimin nga ana e saj.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›