Gjykata spanjolle: “Kolumbiani, ortaku dhe furnitori i Frederik Durdës
EKSKLUZIVE/ Zbardhet dosja hetimore në Spanjë e vitit 2004. Frederik Durda u akuzua si personazhi kryesor i organizatës
Habjon Hasani
Gazeta “Albania” ka siguruar ekskluzivisht dosjen hetimore të Gjykatës spanjolle të vitit 2004, ku ndër të tjera rezulton se sipas autoriteteve spanjolle, në organizatën e “Loz Mehilloz” ishte anëtar kryesor dhe Frederik Durda, një prej të arrestuarve të asaj që u quajt si grupi “Kokaina”. Lidhur me aktivitetin dhe bashkëpunimin e Durdës me grupin e fuqishëm kolumbian, dosja hetimore i referohet ngarkesës prej 14 tonelatash kokainë që Viktor dhe Angel Munera kishin dërguar për në Spanjë. Sipas kësaj dosjeje, në Spanjë, në ishujt Grand Kanaria, priste anija “PRIVILEGE”, në pronësi të Aleko Durdës dhe Arbën Bërballës, që sipas tyre do të ngarkonte sasinë e kokainës që do të vinte nga anija “SUERTE”, e cila ishte nisur nga Panamaja. Ky operacion është dekonspiruar nga Ivan de la Vega, i cili ka qenë dhe “portofoli” dhe një ndër njerëzit më të afërt të Viktor Munerës. Pasi është arrestuar, Ivan de la Vega ka dhënë detaje për anijen “SUERTE”, por gjatë dëshmisë së tij ai ka mohuar të kishte informacione lidhur me anijen “PRIVILEGE”, në pronësi të dy shqiptarëve, pasi sipas tij, edhe pse ishte drejtues i operacioneve të eksportit, askush nuk i dinte të gjitha detajet përveç Viktor Munerës. Anija “SUERTE”, e cila vinte nga Panamaja, është ndaluar nga autoritetet e Antidrogës në vitin 2000 dhe asaj iu gjetën rreth 2 tonelata kokainë, ndërsa pjesa tjetër ishte hedhur në lumin “Orinoko”, dy orë para se të bëhej ndërhyrja.
Implikimi
Ndonëse në anijen “PRIVILEGE”, në pronësi të dy shqiptarëve, Durda dhe Bërballa, nuk u gjend asnjë gram kokainë, ajo u sekuestrua në ujëra ndërkombëtare për shkak se priste një ngarkesë me rërë bituminoze nga anija “SUERTE”. Problemi për hetuesit ka lindur në momentin kur në anijen “SUERTE”, përveç kokainës, kanë gjetur dhe një ngarkesë të madhe me rërë bituminoze e kësisoj do ta kishin më të vështirë për të ngritur akuza ndaj dy shqiptarëve. Kështu që ata fillimisht proceduan me sekuestrimin e anijes, duke mos ngritur akuza apo mandat arresti ndaj shqiptarëve. Këto ngjarje u zhvilluan në muajin gusht të vitit 2000, ndërsa në dosjen hetimore spanjolle shkruhet se anija në pronësi të shqiptarëve ishte blerë nëpërmjet fondeve të ardhura nga një organizatë greke (filial i klanit kolumbian) për transportin e drogës. Gjashtë anëtarët e organizatës greke morën pafajësinë në vitin 2003.
“Journey”
Operacioni në shkallë të gjerë i organizuar nga DEA në vitin 2000 u mbiquajt “Journey”. Ai kishte në plan të parë të godiste infrastrukturën dhe drejtuesit e grupit “Los Mehilloz”, të drejtuar nga Viktor dhe Angel Munera. Një person kyç gjatë hetimeve ishte Ivan de la Vega, i cili ishte dhe një ndër njerëzit e besuar të kapos suprem Viktor Munera. Ajo çka të bie në sy është fakti se Ivan de la Vega nuk ka dhënë kurrë të dhëna për anëtarët e grupit shqiptar, duke pretenduar se nuk kishte dijeni apo të dhëna konkrete për rolin apo masën e implikimit të tyre. Në procesin e bërë në Shqipëri ndaj gjashtë të akuzuarve të asaj që u quajt dosja “Kokaina”, pala e paditur kërkoi në mënyrë të përsëritur që të thërritej e të dëshmonte Ivan de la Vega, nisur nga fakti se ai ishte paraqitur nga ana e prokurorisë si personi kyç i çështjes. Në fakt, Ivan de la Vega nuk erdhi kurrë të dëshmonte në Shqipëri e për më tepër të paditurit shqiptarë pretenduan se dhe gjatë marrjes në pyetje të tij për llogari të palës shqiptare, nuk kanë qenë prezentë avokatët e tyre.
Vëllezërit Munera me ushtri personale
Raportet e Agjencisë Amerikane të Antidrogës japin të dhëna se që prej vitit 2002 vëllezërit Viktor dhe Migel Munera filluan të ngrinin një grup paramilitar në xhunglat e Kolumbisë. Kjo ndodhi sepse ndërsa vazhdonin bashkëpunimin me FARK-un, vëllezërit binjakë blenë disa plantacione të prodhimit, e kësisoj u duhej dhe infrastruktura e nevojshme për mbrojtjen dhe sigurimin e tyre. Po në vitin 2002 vëllezërit Munera u shpallën në kërkim ndërkombëtar, pasi për herë të parë një ish-anëtar i bandës së tyre tentoi të dëshmonte kundër tyre në Majami të Shteteve të Bashkuara. Sipas dëshmive të Ivan de la Vegës, bosi suprem i organizatës, Viktor Munera, kishte rreth 12 “financierë” që drejtonin dhe koordinonin operacione të ndryshme eksporti. Ndonëse në raste të ndryshme ata vepronin së bashku dhe bashkëpunonin, askush prej tyre nuk i dinte të gjitha detajet e transportimit të ngarkesave. Sipas Ivan de la Vegës, Viktor Munera ishte i vetmi person që dinte të gjitha të dhënat lidhur me trajektoren e ngarkesave e personat e komanduar prej tij bënin vetëm aq sa u caktonte ai, në mënyrë që dekonspirimi të ishte i limituar dhe jo shkatërrues për bosin kolumbian. Lidhur me vëllain e tij, Migel Munera (të vrarë dje), Ivan de la Vega, është shprehur se Migeli drejtonte grupin e ekzekutorëve (vrasësve), i cili mendohej se përbëhej nga rreth 45 njerëz të stërvitur dhe me pasaporta të ndryshme, për të fshehur identitetet e tyre.
Bërballa dhe Koçiu ndjekin çështjen në Strasburg
Dy prej anëtarëve të të ashtuquajturit grupi “Kokaina”, Sokol Koçiu dhe Arben Bërballa, e kanë dërguar çështjen e tyre në Gjykatën e Strasburgut pak kohë më parë. Ata kanë pretenduar shkelje flagrante të të drejtave të njeriut gjatë gjykimit të tyre në të gjitha shkallët e Gjyqësorit shqiptar. Së bashku me Frederik Durdën, Mendor Hadërgjonajn, Vehbi Hysin dhe Alfred Nanajn, Koçiu dhe Bërballa ishin të akuzuar për organizimin e trafikut të narkotikëve dhe kokainës nga Kolumbia në Shqipëri në vitin 2001. Krijim të organizatave kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, këto janë akuzat që kanë dërguar në burg ish-shefin e Policisë, Sokol Koçiun, së bashku me pesë persona të tjerë në vitin 2001. Frederik Durda, i dënuar me 16 vjet burg; Arben Bërballa me 15 vjet; Sokol Koçiu me 15 vjet; Mentor Hadërgjonaj me 7 vjet burg (tani është lënë i lirë); Vehbi Hysi me 5,5 vjet, vdiq në maj të 2003-shit, pak muaj para se të lirohej; ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg, pasi mbaroi dënimin dhe fitoi lirinë, ra prapë në burg. Procesi ndaj tyre ka qenë shumë i bujshëm edhe për vetë faktin se asokohe u përfol dhe implikimi i ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi, i cili ishte një ndër miqtë e ngushtë dhe eprori i Sokol Koçiut.
1 Maj 2008