Unë i di problemet e zonës ku banoj

29/05/2005 Kandidati i PS Petrit Malaj thekson se miqtë e kanë ndihmuar për shpenzimet e fushatës
Kandidati i Partisë Socialiste në zonën e Laprakës, Petrit Malaj, shprehet se duke qenë banor i kësaj zone i ka më të qarta problemet. Ndaj dhe në mandatin e deputetit do të këmbëngulë në zgjidhjen e këtyre pikave.
Zoti Malaj, brenda pak ditëve fillon zyrtarisht dhe fushata elektorale për zgjedhjet e 3 korrikut. Ju, si kandidat i Partisë Socialiste, ku do të mbështesni fondet financiare për të zhvilluar fushatën?
Në momentin kur më është kërkuar që të përfaqësoj Partinë Socialiste, si kandidat për deputet, ia kam bërë të qartë përfaqësuesve të kësaj partie dhe shtabit elektarel që fushata ime do të jetë modeste nga pikëpamja financiare. Ashtu si dhe shumë kandidatë të tjerë të partisë, fondet do t'i mbështes dhe te miqtë e mi, të cilët në respektim të ligjit do të më japin ndihmën e tyre për të përballuar fushatën. Por, të gjitha shumat që do të më ofrohen nga miqtë dhe dashamirës do të bëhen transparente në një formular të posaçëm, që do të dorëzoj në organet përkatëse. Ndërkohë nga ana tjetër nuk kam pse të shqetësohem më për të siguruar shuma për fushatën, sepse, ashtu siç e theksove dhe më lart, ajo do të jetë modeste, dhe nuk do të ketë elemente të spektaklit.
Cila do të jetë platforma juaj për zhvillimin e kësaj zone, në një kohë që zona 39, ndryshe Lapraka, ka një porblem mjaft të njohur, siç ësthë procesi i legalizimeve?
Zona, gjatë këtyre viteve, ka njohur një zhvillim të madh. Natyrisht që në zonën e Laprakës ka shumë punë për të bërë. Një nga problemet kryesore, që shqetëson aktualisht banorët e shumtë, të cilët janë nga të gjitha rrethet e vendit është infrastruktura. Në përmirësimin e rrugëve kryesore dhe dytësore me asfaltim, ndriçim, kanalizim, duke iu përshtatur kështu nevojave të banorëve. Një shqetësim, ashtu siç e thatë dhe ju, është legalizimi i ndërtime pa leje, në një kohë që zona është radhitur si zona informale më problematikja në shkallë vendi. Legalizimin e ndërtimeve të banorëve të kësaj zone, të cilat janë të shumtë në këtë komunitet të madh, po e shoqëron një frymë negative, siç është ajo e deklarimeve që këta banorë të mos plotësojnë formularët e tyre. Personat që i kanë nxitur këta banorë që të mos plotësojnë formularët po bëhet për të krijuar panik dhe përshtjellim social. Partia Socialiste e ka theksuar vazhdimisht që problemi i legalizimieve ka një zgjidhje shumë të mirë me miratimin e ligjit për legalizimet. Ajo që do t'ju kërkoja banorëve të kësaj zone është që të ndjekin procedurat që parashtron ligji. Shteti, nga ana tjetër, do të përballojë koston e tij. Të gjithë banorët do të jenë pronarë të banesave të tyre dhe procesi i legalizimit do të jetë shumë i shpejtë. Ndërkohë që platforma ime ka përfshirë dhe studime të zonës për të zhvilluar infrsatrukturën arsimore. Në studim janë plane për ndërtim dhe përmirësim të kushteve në kopshte dhe çerdhe, kjo duke marrë në konsideratë nevojën që ka zona, e cila është tejet e populluar. Gjithashtu, është në plan ndërtimi shkolla e re në Kodër Kamëz, e cila është planifikuar të ketë mbi 900 nxënës. Do të luftoj të realizohen dhe respektohen standardet e përfaqësimit të fëmijëve në të gjitha nivelet e shkollave. Këmbëngulja ime do të jetë për ngritjen e disa shkollave të reja, pasi, sot për sot, kjo ndjehet si domosdoshmëri. Energjia elektrike hap pas hapi ka kaluar nga faza e emergjencës, duke synuar që në respektim të rregullave fenomeni i ndërprejes të energjisë të reduktohet në masën zero. Edhe unë vetë si qytetar jam i pakënaqur nga gjendja aktuale.
Cili është vlerësimi juaj në lidhje me kundërshtarët tuaj politikë në garën elektorale të 3 korrikut?
Më pëlqen që ky proces të quhet garë dhe do të doja të ishte e tillë. Të gjithë kandidatët e të gjitha forcave jemi në një garë, por kjo duhet t'i ngjajë më tepër garës së alternativave. Në fund të fundit, do të jetë komuniteti dhe gjithë votuesit, ata që do të japin verdiktin se kush do të jetë fituesi. Ndërkohë, që për rivalët e mi në këtë garë gëzoj respekt dhe do të dëshiroja të njëjtën gjë nga ana e tyre. Unë do të shpalos alternativën e PS-së, duke evidentuar arritjet, por njëkohësisht duke krijuar bindjen te çdo qytetar që unë si kandidat do të jem promotor në zhvillimin e mëtejshëm të zonës. Mua më takon t'ju them kundërshtarëve të mi: Unë jetoj në Laprakë. E dua zonën time ku jetoj dhe banoj dhe prandaj kam pranuar të kandidoj. Padyshim, që kjo është një përparësi për mua dhe komunitetin tim, pasi jam njëri prej tyre. Unë vij pranë tyre me një mesazh të thjeshtë, politika të bëhet pranë qytetarit dhe jo në laboratore, ku ngrihen kurthe dhe prapaskena.
CURRICULUM VITAE
Prof. Petrit MALAJ
Datëlindja: 12.12.1961
Vendlindja: Vlorë
Vendbanimi: Laprakë - Tiranë
ARSIMI: Në vitin 1981 Fillon studimet në Akademinë e Arteve dhe i përfundon ato në vitin 1985, ku diplomohet aktor
Në vitin 1995, Shkolla Ndërkombëtare e Teatrit “Jacques Lecoq “ – Paris, Francë
Në vitin 1996, Shkolla e Teatrit Murcia – Spanjë
Në vitin 2000, Departamenti i Shtetit Amerikan – Administration, management in Theatre and Theatrical Schools, organization and functioning of theatrical Schools and companies
Në vitin 2001 Stazh profesional për aktrimin Bari, Itali
Në vitin 2004, Fiton titullin “PROFESOR“
Zotëron gjuhët italisht dhe anglisht
PERVOJE PUNE
• Pedagog, Akademia e Arteve shtator 1985 – në vijim
• Shef i Seksionit “Edukimi Trupor“ 1995 – 1997
• Dekan i Fakultetit të Artit Skenik 1997 - në vijim
• Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve 1998 – në vijim
• Zv/kryetar i Këshillit Drejtues - Radio Televizioni Publik Shqiptar 2003
AKTIVITETI KRYESOR TEORIKO-PROFESIONAL
1. Probleme të Teatrit dhe Kinematografisë (Monografi) 1975-1985 Biblioteka e
Akademisë së Arteve
2. Aftësitë shprehëse të aktorit 1983 Katedra e Aktorëve
3. Tërësia e elementëve të Mjeshtrisë së Aktorit dhe kultivimi i tyre 1987 Katedra e Aktorëve
4. Puna e studentëve kërkon ballafaqim me spektatorin 1988 Fakulteti i Artit Skenik
5. Puna improvizuese me anën e lëvizjes dhe me maskat, për studimin e karaktereve 1995
Fakulteti i Artit Skenik
6. Edukimi trupor, element i domosdoshëm për krijimin e figurës 1996 Fakulteti i Artit Skenik
7. Programi i lëndës "Plastika aktoriale" 1996 Fakulteti i Artit Skenik
8. Projekti i Festivalit të Dytë të Shkollave të Teatrit të Ballkanit 1998 Fakulteti i Artit Skenik
9. Teksti profesional "Elementët bazë të Mjeshtërisë së Aktorit" 1998 ( Bashkautor ) - Shtëpia Botuese e Librit Universitar
10. Teksti profesional "Aktori, Roli, Figura" 2002
FAMILJA
Që prej vitit 1987, Petrit MALAJ është i martuar. Bashkëshortja e tij quhet Aneta dhe është diplomuar aktore pranë Akademisë së Arteve. Kanë dy djem: Erionin dhe Dartin