Grinden me fjalë, thika 19-vjeçarit
Një grindje banale mes bashkëmoshatarësh për pak i ka marrë jetën një 19-vjeçari nga qyteti i Korçës. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se 19-vjeçari S.Selimaj, banor i lagjes 6 në qytetin e Korçës, ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij M.Vesho, pas një sherri të momentit dhe shkëmbimit të ndërsjellë të sharjeve mes dy të rinjve. Sipas policisë, 19-vjeçari Selimaj është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit ku po trajtohet për një plagë të marrë në pjesën e barkut. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja sipas policisë ka qenë e rastësishme, ndërsa dy të rinjtë janë përballur midis tyre dhe janë provokuar me sharje. Ndonëse është cilësuar si një vepër penale e “vrasjes së mbetur në tentativë”, për autorin e saj nuk është marrë masa e arrestit. Ai do të hetohet në gjendje të lirë, pasi sipas policisë plagosja është shkaktuar për motive të dobëta.
#