E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden për shoqet, një plagoset dy në pranga

Autori i Lajmit: red.

Tre adoleshentë janë grindur dje me njëri-tjetrin, një ka mbetur i plagosur, ndërsa dy janë vënë në pranga. Sherri i nisur me fjalë për shoqen e tyre ka degjeneruar në plagosje me thikë. Policia ka vënë në pranga autorët e plagosjes dhe ka dërguar për ndihmë në spital të plagosurin. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat bëjnë të ditur burime nga policia. Sipas të njëjtave burime, mësohet se është vënë në pranga 16-vjeçari me inicilat K.F., arrestimi i tij është kryer pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një bashkëmoshatarin e tij, kanë goditur me mjete të forta dhe mjete të mprehta, për motive të dobëta, 14–vjeçarin L.R., duke i shkaktuar plagosje të rëndë 16–vjeçarit A.K. I dyshuari akuzohet nga policia për konsumim të për veprave penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe të “Plagosjes së lehtë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88, 89 dhe 25 të Kodit Penal.
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›