E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy adoleshentëve, vodhën banesa

Autori i Lajmit: red.
Arrestohen dy adoleshentë për vjedhje banese. 17-vjeçari A.L., lindur dhe banues në Bathore, me arsim fillor, 14-vjeçari nga Dibra, banues në Bathore janë arrestuar në flagrancë nga forcat policore të kryeqytetit, sepse dyshohet se janë autorë të vjedhjes së banesës së një shtetasi. Sipas policisë, në këtë banesë, mendohet të jenë marrë 300 euro, 20 000 lekë dhe disa bizhuteri. Po ashtu, burimet policore bëjnë të ditur se adoleshentëve të lartpërmendur u janë dokumentuar tërësisht vjedhjet, ndaj dhe u mor masa e arrestit në flagrancë. Gjithashtu, së bashku me ta është arrestuar edhe 12-vjeçari R.K, banues në Bathore. Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer vjedhjen e një kasetofoni tip Kenëd në automjetin fugon tip Sprinter 212, me ngjyrë të kuqe, me targa TR 0858 K.
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›