Mashtrim me vizat, shfaqet pronarja e “Shqipja 2000”
Dy kallëzime penale kanë lajmëruar policinë për rikthimin e personazhit të njohur Shqipe Krosi në aktivitetin e saj për të cilin është hetuar edhe më parë.
Dashamir Biçaku
Pronarja e shtëpisë diskografike “Shqipja 2000” është denoncuar së fundi në polici me akuzat për mashtrime me vizat. Dy persona të ndryshëm kanë paraqitur paditë e tyre në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, konkretisht pranë sektorit të antikrimit ekonomik. Agjentët e këtij sektori menjëherë filluan procedimin penal ndaj të dyshuarës. Lajmi është konfirmuar dje zyrtarisht nga policia e kryeqytetit. Sipas saj, Shqipe Krosi është denoncuar se ka marrë rreth 4 mijë euro, për të nxjerrë dy viza për jashtë vendit. Personi i parë që pretendon se është mashtruar, sipas burimeve të policisë ka paguar dy mijë euro për të dërguar djalin e tij në Gjermani, por që pasi i ka dhënë shumën Shqipe Krosit, ai jo vetëm që nuk ka marrë vizën për të dërguar djalin në Gjermani, por edhe kthimi mbrapsht i parave ka qenë një mision i pamundur. Sipas dëshmisë së të dëmtuarit, Shqipe Krosi është zhdukur për të mos u dukur për shumë kohë duke rezultuar e padisponueshme edhe në celular. Të njëjtën mënyrë, dyshohet se e denoncuara ka ndjekur edhe ndaj një qytetari tjetër, të cilit dyshohet se i ka marrë dy mijë euro për t’i dërguar djalin në Itali përmes premtimit për vizë. Pasi ka marrë paratë, Shqip Krosi është zhdukur për të mos u gjetur nga i dëmtuari, i cili për disa ditë ka kërkuar vizën e më pas kthimin e parave që kishte paguar por nuk ka arritur asnjërin prej qëllimeve të tij. Disa muaj pasi kishte marrë shumat financiare, Shqipe Krosi nuk është bërë e gjallë dhe të dëmtuarit janë detyruar të denoncojnë në policinë e Tiranës. Ata kanë denoncuar për vjedhje me anë të mashtrimit personazhin e njohur për policinë e Tiranës. Dy ditë më parë, një oficer i policisë gjyqësore të kryeqytetit ka marrë nga një kallëzim secilit prej të dëmtuarve. Ata kanë dhënë përshkrimin e gruas që u kishte premtuar viza për fëmijët tyre. Të dëmtuarit kanë sqaruar për hetuesit edhe rrethanat në të cilat ata i kanë dhënë paratë të akuzuarës. Pas marrjes së kallëzimeve, policia e Tiranës ka referuar në Prokurori dosjen për hetim në gjendje të lirë për Shqipe Krosin, me akuzën e mashtrimit me vizat. Gruaja 54 vjeçe, banuese në Tiranë është denoncuar edhe më parë për mashtrime të ngjashme me vizat. Madje ajo ka pasur edhe procese gjyqësore në gjykatë që prej vitit 2002, që kanë vazhduar deri në vitin 2006. Tashmë gruaja që ishte futur në biznesin e prodhimeve muzikore në fillim të viteve 2000, i duhet të shkojë sërish në Prokurori, në cilësinë e të akuzuarës për mashtrim. Bashkë me dosjen e Krosit, në Prokurorinë e Tiranës janë dërguar nga policia edhe tre procedime penale për moskthim borxhesh dhe mashtrim me këto shuma.