E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi kazinonë, 26-vjeçari në gjykatë

Administratori i një kazinoje në Tiranë do të përballet me akuzën e dëshmisë së rreme dhe vjedhjes nëpërmjet shpërdorimit të detyrës në Gjykatën e Tiranës. Prokuroria e Tiranës akuzon Eno Hoxhën, 26 vjeç, me banim në Tiranë, pasi ka kryer një telefonatë të rreme në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të denoncuar grabitjen e një shume prej 1 milion lekësh të vjetra në një kazino ku ai ishte administrator. Sipas pretendimit të të dëmtuarit, ngjarja ishte kryer nga dy persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar me armë në kazinonë që administrohej nga i arrestuari. 26-vjeçari deklaronte se autorët kishin mundur të merrnin një sasi prej rreth 1 milion lekësh të vjetra nga kazinoja dhe më pas ishin larguar. Por hetimet e prokurorisë kanë përcaktuar se, Hoxha me detyrë administrator i një kazinoje në rrugën "Komuna e Parisit", e ka vjedhur vetë shumën e parave dhe më pas ka lajmëruar sallën operative se paratë janë grabitur nga persona të armatosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›