Gjykatë; Trafiku, dëgjohen përgjimet e bëra në Norvegji për babë e bir
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë dëgjuar dje përgjimet e realizuara nga hetuesit në Norvegji për babë e bir, Astrit e Nelgert Pata, të akuzuar për veprën penale të prostitucionit më shumë se një herë. Në seancën e djeshme, organi i akuzës ka vënë në dispozicion të togave të zeza, por edhe të avokatëve e të pandehurve, përgjimet e kryera ndaj të akuzuarve, me anë të të cilave akuza do të provojë trafikun dhe shfrytëzimin për prostitucion, vepër penale e kryer nga dy të pandehurit. Përgjimet janë marrë në rrugë zyrtare me letër-porosi nga drejtësia norvegjeze, ndërkohë që të pranishëm në këtë shtet kanë qenë edhe vetë togat e zeza, prokurori dhe avokati i të pandehurve.
Procesi
Nis shqyrtimi gjyqësor për grupin e drogës
Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi dëgjoi kërkesat paraprake të palëve, ka nisur dje shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të një grupi të pandehurish, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike. Të akuzuarit e kësaj çështjeje janë Gjergji alias Çollaku, Juxhin Kulla, Aleko Jorgaqi, Roni Dhimitri, Altin Sotomeni, Artur Fecanji, Ernest Nane, Rexhep Abdillari e Dritan Muça, mbi të cilët rëndon akuza e “Trafikimit të lëndëve narkotike" në bashkëpunim mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtje, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2 -22, 285 të K. Penal. Operacioni i arrestimit të grupit të të pandehurve është koduar “Eagle” (Shqiponja) dhe akuzohen për trafikimin e drogës në linjën Shqipëri-Greqi. Hetimet kanë vijuar për nëntë duke çuar në qindra kilogramë drogë të sekuestruar, një pjesë e së cilës ka rezultuar përzierës paracetamol.