Gjykatësi amerikan: Motivi i miratimit të "dosjeve", pengimi i hetimeve për korrupsion
Pas juristit të njohur amerikan, Roxher Sherard, një ditë më pas, është prononcuar edhe gjykatësi tjetër i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert F. Atër, i cili ka kërkuar rishikimin e ligjit të pastërtisë së figurave, të cilin ai e konsideron si një cenim të standardeve të të drejtave të njeriut. Gjykatësi Atër, në një letër të hapur drejtuar jo vetëm deputetëve, por siç thekson ai, "popullit shqiptar", thekson se "nëse ky ligj miratohet pa pëlqimin ndërkombëtar për thelbin e ligjit, do të ngriheshin pikëpyetje serioze në Evropë mbi arsyet e miratimit të tij. Gjithashtu, do të mjegullonte akoma edhe më tepër perceptimin ndërkombëtar mbi motivet e ngatërruara të qeverisë për të penguar hetimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të disa çështjeve kyçe të korrupsionit. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është çelësi për aftësinë e popullit shqiptar që të përmbushë fatin e vet si qytetarë me të drejta të plota dhe të frytshëm të Evropës. Më poshtë po botojmë të plotë letrën e gjykatësit amerikan:
"Po e përdor këtë mundësi për të ndarë me popullin shqiptar shqetësimin tim për efektin e miratimit të këtij ligji mbi qeverinë e tij dhe mbi futjen e Shqipërisë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Shqetësimi im lind nga dashuria për popullin shqiptar, e cila është rritur përgjatë pesëmbëdhjetë vizitave, që nga viti 1994, për të ndihmuar gjyqësorin e saj në përpjekje për të përmbushur standardet ndërkombëtare dhe përparimin e shtetit të së drejtës. Shërbimet e mia u pranuan dhe u shpërblyen me Medaljen për Merita Civile të Veçanta.
Po ju shkruaj si një gjykatës karriere, i cili ka pasur fatin e mirë të shërbejë nëpër gjykata të të gjitha niveleve në Shtetin e Uashingtonit dhe si kryetar i Gjykatës së Lartë të Shtetit të Uashingtonit ku dola në pension pas gati 34 viteve pune si gjykatës. Kam marrë pjesë në shumë e shumë konferenca ndërkombëtare, komitete dhe komisione për të çuar përpara shtetin e së drejtës, për të përgatitur dhe ndihmuar gjykatës anembanë botës, sidomos ata në demokracitë në zhvillim. Nisur nga kjo perspektivë, po shpreh shqetësimin tim për ligjin, i cili është miratuar kohët e fundit nga Kuvendi i Shqipërisë. Kolegu im, Dr. Roxher Sherard, ka bërë një përshkrim të hollësishëm të problemeve kushtetuese që nxjerr ky ligj. Shqetësimet e tij pasqyrojnë ato të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët e kanë shqyrtuar me kujdes ligjin. Ambasadori i OSBE-se në Tiranë, Robert Bosh, dhe drejtori i ODIHR-it, ambasadori Janez Lenarçiç kohët e fundit i kanë bërë thirrje Parlamentit shqiptar që të marrë në konsideratë shtyrjen e votimit mbi projektin e ligjit të lustrimit për të lejuar sa më shumë kohë për konsultime. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vënë në dukje se: "Ligji krijon shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore" - dhe ka bërë thirrje për ta konsideruar më tej këtë projektligj - "që të përfshijë pikëpamjet e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë në mënyrë që të sigurojë përmbushjen e plotë të standardeve ndërkombëtare". Siç e pranojnë të gjithë, anëtarësimi në BE do të ishte një përfitimi i madh financiar dhe politik dhe do të siguronte vendin e Shqipërisë në organin e njohur ndërkombëtarisht të institucioneve demokratike të botës. Nëse ky ligj miratohet pa pëlqimin ndërkombëtar për thelbin e ligjit, do të ngriheshin pikëpyetje serioze në Evropë mbi arsyet e miratimit të tij. Gjithashtu, do të mjegullonte akoma edhe më tepër perceptimin ndërkombëtar mbi motivet e ngatërruara të qeverisë për të penguar hetimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të disa çështjeve kyçe të korrupsionit.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është çelësi për aftësinë e popullit shqiptar që të përmbushë fatin e vet si qytetarë me të drejta të plota dhe të frytshëm të Evropës. Që ta vësh në rrezik këtë shpresë me kalime të nxituara të një ligji, që është haptazi me të meta, kur ekziston mundësia për të përfituar edhe nga përvoja evropiane, më duket jo fort e mençur dhe nuk ia vlen përballja me rrezikun e refuzimit të anëtarësimit në BE.
Kushtetuta e Shqipërisë ofron një kuadër të shkëlqyer për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ligji i lustrimit, i aprovuar së fundmi nga Kuvendi do ta rrezikonte seriozisht këtë mbrojtje dhe do ta dëmtonte Shqipërinë në mënyrë afatgjatë".