Kreu i shtetit dekreton tre ligje ekonomike
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje shpalljen e disa ligjeve të miratuara nga Kuvendi në fund të sesionit parlamentar. Sipas një njoftimi nga Presidenca, Presidenti i Republikës dekretoi shpalljen e ligjit "Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë", të ligjit "Për ratifikimin e ‘Marrëveshjes së huasë‘ ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID) për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore", të ligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën për taksimin e mjeteve rrugore në transportin ndërkombëtar të mallrave" etj.