PS91 përkrah Ditën e Lutjes
Partia Socialiste ‘91 shprehu mbështetjen ndaj nismës së Forumit për Demokraci dhe Etikë (FDE) për shpalljen e datës 17 janar, Ditë Lutjeje dhe Reflektimi Kombëtar, si dhe pjesëmarrjen në marshimin që do të organizohet me këtë rast. Pas një takimi, kryetari i kësaj partie, Petro Koçi, tha se, "PS ‘91 mbështet këtë nismë shumë të rëndësishme qytetare, që nxit dhe promovon rinovimin moral të qytetarëve shqiptarë". Drejtuesi i FDE-së, Arian Galdini, u shpreh se, "17 janari është një ditë shumë e rëndësishme, sepse politika shqiptare do të zhvishet nga pushteti për të treguar se misioni i saj dhe arsyeja pse ajo kërkon votat e qytetarëve është për t‘u shërbyer atyre".