E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykim në mungesë për trafikantin e të miturit

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda do të nisë së shpejti procesin gjyqësor në ngarkim të shtetasit Kujtim D., i cili akuzohet se ka trafikuar nga Shqipëria në Greqi një të mitur, të cilin më pas e ka detyruar të lypë në  rrugë. Ky shtetas është person në kërkim dhe po ndiqet nga interpoli. Gjithsesi gjykata do të gjykojë mbi dosjen e tij.

Burime nga kjo gjykatë pohuan se sapo ka mbërritur dosja në ngarkim të shtetasit Kujtim D.,  i cili dyshohet se ka trafikuar në Greqi, për qëllime fitimi të një fëmije nga Tirana. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2002.  Hetimet për këtë çështje nisën pas denoncimit të familjarë të të miturit.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda,  e cila hetoi për disa muaj çështjen, fëmija është dërguar në Greqi në mënyrë ilegale nga i pandehuri, i cili më pas e ka detyruar atë të lypë, duke përfituar kështu të ardhurat që fitonte fëmija lypës në rrugët e Greqisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›